9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Super ndeshja 30 milionëshe, Joshua – Klitschko

Më të lexuarat

Super ndeshja 30 milionëshe ndërmjet kampionit të botës në kategorinë IBF, Anthony Joshuas dhe ish-numrit një të botës në kategorinë e rëndë Wladimir Klitschkos më 10 dhjetor pritet të konfirmohet në javën e ardhshme nga ‘Matchroom Sport’.

The Telegraph raporton se se negociatat ndërmjet ukrainasit dhe kampionit olimpik të vitit 2012 ishin afër përfundimit javën e kaluar, me ‘Manchester Arena’ ose ‘Principality Stadium’ në Cardiff ambientet e mundshme për t’u zhvilluar meçi, transmeton Koha.net.

Tyson Furyt, i cili ishte dashur që të mbrojë titujt e botës kundër Klitschkos, ditë më parë edhe zyrtarisht i janë marr titujt e kampionit për shkak të problemeve që kishte me kokainë.

The Telegraph shkruan se meçi Joshua – Klitschko mund thyejë rekordin për një boksier britanik në të ardhura, duke e thyer rekordin e parave të fituara në meçin ndërmjet Ricky Hattonit dhe Floyd Mayweatherit në Las Vegas më 2007.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit