Suma: “le ta dijë Zoti për atë që e punojmë”

0
35

Është vlerësuar si kryetari më efektiv i komunave, por nuk planifikon që të krijojë ndonjë parti te veten ose të bëhet pjesë e ndonjë partie, edhe pse ka oferta të vazhdueshme.
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, ka deklaruar se ky përkushtim i tij dhe i bashkëpunëtorëve do të duhej të shërbente si model i qeverisjes, ndërsa thotë se ende opinioni i gjerë në Kosovë nuk është i vetëdijshëm për të zgjedhur ndonjë alternativë të tretë.

“Është përhapur me të madhe ajo bindja se qeveritarët bëjnë dallavere dhe korrupsion. Është vështirë me i bindë. Por, megjithatë ne edhe në aspektin fetar themi le ta dijë Zoti për atë që e punojmë”, ka thënë Suma për “Tribuna Shqiptare”.

Ai deklaruan se ka raste kur Ligji nuk e lejon të punojë efektivisht. “Unë dua që kur të hapet një tender të fitojë ndonjë kompani serioze, por konkurron dhe fiton një kompani joserioze, por që e ka çmimin më të lirë”, ka thënë Suma.