6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Sulmuesi i Fiorentinës dhuron 60.000 € për ndërtimin e xhamive në Itali

Më të lexuarat

Sulmuesi i Fiorentinës, Muhammad Salah, ka dhuruar 60.000 € për bashkësinë muslimane të Firences.
 
Sipas portalit Calcio Mercato, shuma e dhuruar e parave do të përdoret për ndërtimin e xhamive dhe qendrave islame në provincën italiane të Toscanës.
 
Salah, futbollisti egjiptian i cili në Fiorentinë erdhi nga Chelsea, është bërë i popullarizuar në Serie A, pasi që nga dymbëdhjetë ndeshje ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë dy asistime.
 
Salah ka zakon që pas golit të shënuar të bëj sexhde, me çka ka fituar respektin e muslimanëve lokal. “Menjëherë pas mbërritjes në Firence, Salah është interesuar për lokalitetin e xhamisë”, tha presidenti i Unionit të bashkësive dhe organizatave islame në Itali.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit