12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Sulmohen dy të rinj shqiptarë në autobusin urban në Shkup

Më të lexuarat

Dy të rinj shqiptarë nga fshati Studeniçan janë sulmuar dhe rrahur brutalisht mbrëmë në autobusin e linjës 51 në Shkup.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “11 Tetor” kur në një moment ka ndaluar autobusi, disa persona të panjohur kanë sulmuar dy të rinjtë shqiptarë me inicialet E.S dhe J.K, të cilët janë goditur me grushte në pjesët e kokës dhe trupit, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Policia në Shkup bëri të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat për të zbardhur rastin. Ky është rasti i dytë i sulmit të të rinjve shqiptarë të kësaj zone, vetëm disa muaj më parë kur në rajonin e Shkupit kishin shpërthyer incidentet dhe dhuna me elemente ndëretnike./albtime/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit