15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Sulmohen dy marokenë në afërsi të Shkupit

Më të lexuarat

Në SPB Kumanovë dje dy shtetas të Marokut, kanë raportuar se më 7 janar, janë sulmuar në afërsi të Shkupit në hekurudhën jashtë qytetit, nga ana e tre personave tani për tani të panjohur, me shkop bejsbolli dhe goditjeve elektrike. U janë kryer grabitje, me ç’rast u janë marrë rreth 300 euro, pasaporta dhe letërnjoftime në emrin e tyre dhe një telefon celular “Sony”.

MPB njoftoi sot se personat më 8 janar rreth orës 23.50 në SPB- Kumanovë kanë raportuar se janë sulmuar nga dy persona të cilët i kanë transportuar me automjet, me ç’rast E.S. ka ikur dhe është fshehur, ndërsa E.E. është rrahur me grushte dhe nuk ka pësuar lëndime të dukshme. Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit