7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sulmi turk në Afrin, Erdogan: do dorëzojmë qytetin pasi të pastrohet nga terroristët

Më të lexuarat

Gjatë fjales së të tij para ushtarëve në Qendrën Operacionale në Hatay, Erdogan përsëriti se Turqia nuk ka në synim territorin e një vendi tjetër dhe se Afrini do t’i dorëzohet banorëve të tij të vërtetë pasi të pastrohet nga terroristët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Operacioni Dega e Ullirit të cilin Turqia e filloi kundër organizatave terroriste PYD/PKK dhe DEASH në Afrin të Sirisë do të vazhdojë derisa të arrihen rezultatet e tij.

Siç njoftuan burimet presidenciale, në ditën e gjashtë të operacionit, Erdo?an vizitoi Qendrën Operacionale në provincën Hatay në jug të Turqisë.

Presidenti turk u shoqërua nga Ministri i Mbrojtjes, Nurettin Canikli, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Hulusi Akar, Komandanti i Komandës së Dytë Ushtarake, Ismail Metin Temel, Zëvendëskryeministri Bekir Bozda? dhe Guvernatori i Hatayit, Erdal Ata.

Qendra operacionale në fjalë është përgjegjëse për menaxhimin e Operacionit Dega e Ullirit.

Erdo?an u njoftua me rrjedhën e operacionit nga komandantët ushtarakë përmes një video-konference me qendrat e tjera operacionale.

Gjatë adresimit të tij para ushtarëve në këtë bazë, Erdogan riafirmoi se operacioni do të vazhdojë derisa të arrihen rezultatet.

Ai gjithashtu përsëriti se Turqia nuk ka në synim territorin e një vendi tjetër dhe se Afrini do t’i dorëzohet banorëve të tij të vërtetë pasi të pastrohet nga terroristët, njoftuan burimet.

Ndryshe, të shtunën, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve turq dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas Shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Ushtria gjithashtu ka thënë se “rëndësi të madhe” është duke u dhënë të mos dëmtohet asnjë civil dhe se janë duke u shkatërruar vetëm objektivat terroriste.

Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit