7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Sulmi në një xhami në Oslo po hetohet si akt terrorist

Më të lexuarat

Një sulm me armë zjarri në një xhami në Oslo të Norvegjisë, është duke u hetuar si akt terrorist, deklaruan autoritetet norvegjeze.

Një person i armatosur ka hapur zjarr në Qendrën Islamike Al-Noor të shtunën. Një person që ishte i pranishëm në xhami ka arritur ta ndalojë sulmuesin, duke pësuar disa lëndime.

Më vonë, një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e të dyshuarit. Viktima dyshohet se ishte e afërt me sulmuesin.

Udhëheqësi i operacionit policor, Rune Skjold, tha se sulmuesi njihet si një person nga Norvegjia, i njohur për autoritetet, por që nuk ka pasur ndonjë të kaluar kriminale.

Skjold tha se i dyshuari ka përkrahur frymën anti-migrim dhe i ka takuar linjës së djathtë ekstreme.

Sulmuesi dyshohet se ka vepruar i vetëm gjatë sulmit. Raportohet se vetëm tre persona kanë qenë brenda në xhami gjatë sulmit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit