10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Sulmi me armë kimike në Han Shejhun është kryer nga regjimi sirian”

Më të lexuarat

Në raportin e JIM thuhet se përgjegjës për sulmin me armë kimike në Han Shejhun ku humbën jetën rreth 100 persona është regjimi sirian

KOMBET E BASHKUARA (AA) – Misioni i Përbashkët i Hetimeve të formuar nga OKB-ja dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), JIM bëri të ditur se sulmi me armë kimike më 4 prill në rajonin Han Shejhun të Idlibit është kryer nga regjimi në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Misioni i OKB-së JIM i prezantoi Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) raportin për sulmin me armë kimike të kryer në Han Shejhun të Sirisë.

Në raportin e JIM thuhet se përgjegjës për sulmin me armë kimike në Han Shejhun ku humbën jetën rreth 100 persona është regjimi sirian.

“Jemi të sigurtë se u përdor gazi sarin”

Misioni i OKB-së në raport njoftoi se pas hetimeve të kryera “Janë të sigurtë se në Han Shejhun regjimi sirian ka përdorur gazin sarin”.

Misioni i OKB-së JIM, i cili u themelua në vitin 2015 për të identifikuar palët që përdorin armë kimike në Siri.

Me kërkesë të KS-OKB-së ka zhvilluar hetime lidhur me sulmet me armë kimike me ç’rast zbuloi se regjimi i Asadit ka përdorur armë kimike në tre raste ndërsa organizata terroriste DEASH ka përdorur armë kimike në një rast në Siri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit