7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sulmi mbi Kuvendin, katër aktivistë të “Vetëvendosjes” dënohen me 21.5 vite burg

Më të lexuarat

PRISHTINË (AA) – Katër aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët fajësoheshin për sulmin me mortajë dore mbi godinën e Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2016, janë shpallur fajtor nga Gjykata e cila i ka dënuar me gjithsej 21 vjet e 6 muaj burg, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilli Gjyqësor i Gjykatës Themelore në Prishtinë shpalli të premten verdiktin me të cilin deputeti në Kuvendin e Kosovës, Frashër Krasniqi, është dënuar me 8 vjet burg, ndërsa aktivistët Atdhe Arifi me 6 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e 6 muaj dhe Adea Batusha me 2 vjet burg.

Në fillim të këtij procesi, të pandehurit ishin deklaruar se ndjehen të pafajshëm, ndërsa vet procesin e quajtën politik. I akuzuari i pestë ishte Astrit Dehari, i cili në nëntor të vitit të kaluar u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren ku mbahej në paraburgim.

Hetimi zyrtar konkludoi se ai kishte kryer vetëvrasje, mirëpo familja e tij kërkon një hetim të pavarur jashtë shtetit, për çka qeveria e Kosovës ndau mjete financiare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit