7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sulm terrorist në një xhami në Kanada, gjashtë të vdekur

Më të lexuarat

Policia provinciale e Quebecut të Kanadasë raporton se kanë vdekur gjashtë persona dhe tetë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë brenda një xhamie gjatë lutjeve të natës së mbrëmshme.
Polici Christine Coulombe ka thënë për mediat vendore se viktimat kanë moshë prej 35 deri në 70 vjet.

Gjithashtu raportohet se tridhjetë e nëntë persona të tjerë kanë shpëtuar pa u lënduar pas sulmit në qendrën islamike kulturore të Quebecit, në lagjen Sainte-Foy, transmeton Telegrafi.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe qeveria e Quebecut e kanë quajtur një akt terrorist dhe shumë shpejt do të zbardhen detajet rreth këtij sulmi.
Vlen të theksohet se dy të dyshuar janë arrestuar, njëri prej të cilëve u kap pas një ndjekje që përfundoi në afërsi Lile d’Orleans. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit