8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sulm në një paradë ushtarake në Iran, 24 të vdekur dhe 53 të plagosur

Më të lexuarat

Sulmuesit kanë hapur zjarr gjatë një parade ushtarake në qytetin jugperëndimor të Ahvaz në Iran, duke vrarë 24 persona njëpjesë e tyre civilë si dhe plagosoën 53 të tjerë, raporton media shtetërore.

Agjencia e lajmeve IRNA raportoi se mes të plagosurve janë gra dhe fëmijë.

Raportet thonë se sulmuesit qëlluan nga një park afër paradës dhe kishin veshur me uniforma ushtarake.

Media shtetërore dhe zyrtarët kanë fajësuar militantët sunitë apo nacionalistët arabë për sulmin e ndodhur.

Agjencia e lajmeve Fars thotë se sulmi nisi në orën 09.00, me orën lokale dhe duket se kanë qenë të përfshirë të paktën 4 persona të armatosur.

Sulmuesit qëlluan mbi civilët dhe kishin për qëllim të sullmonin zyrtarët në podium, raporton Fars.

Dy nga agresorët e armatosur u vranë nga forcat e sigurisë, ndërsa dy të tjerët u arrestuan, tha zëvendësguvernatori lokal, Ali Hosein Hoseinzadeh.

Të shtënat zgjatën rreth 10 minuta, por forcat e sigurisë e kanë tani situatën nën kontroll, raportojnë mediat lokale

Tetë anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit dhe një gazetar janë mes të vrarëve, thonë raportet.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

Megjithatë, Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif tha: “Irani mban sponsorët rajonalë të terrorizmit dhe zotëruesit e tyre amerikanë të përgjegjshëm”.

Irani ka akuzuar më parë rivali i saj rajonal, Arabinë Saudite, për të mbështetur aktivitetin separatist midis pakicës arabe të Iranit.

Ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, fajësoi vendet e rajonit dhe “zotërit e tyre amerikanë” për sulmin dhe tha se Irani do të “përgjigjej shpejt dhe me vendosmëri në mbrojtje të jetës iraniane”. Ai tha se fëmijët dhe gazetarët ishin viktima gjatë sulmit.

Irani po shënon përvjetorin e fillimit të luftës së viteve 1980-88 me Irakun me paradë mbarëkombëtare.

Ahvaz ishte ndër qytetet për të parë protesta të mëdha anti-qeveritare mbi rënien e standardeve të jetesës në fund të vitit të kaluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit