8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sulm me bombë në Afganistan, vriten 126 persona

Më të lexuarat

Në Afganistan, kryengritësit talebanë kryen të hënën një sulm madhor me bombë dhe me armë, në një bazë ushtarake në pjesën qendrore të vendit.

Zyrtarët thanë në sulm janë vrarë 126 persona të personelit të sigurisë.

Ata thanë se sulmi ndodhi të hënën në mëngjes, në provincën Wardak, rreth 50 kilometra larg Kabulit.

Edhe zyrtarët e shëndetësisë konfirmuan për “Zërin e Amerikës”, se ambulancat transportuan dhjetra viktima, në mesin e tyre shumë të vrarë, për në spitalet lokale.

Talebanët morën përgjegjësinë për organizimin e sulmit vdekjeprurës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit