16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Sulltan Mehmeti dhe dy murgjër

Më të lexuarat

Pas ngadhnjimit të Stambollit, sulltan Mehmeti II shpalli një amnisti të përgjithshme dhe i liroi të burgosurit bizantinë. Mes tyre ndodheshin dy murgj filozofë. Mehmeti II i pyeti për shkakun e dënimit dhe ata i thanë:

“Ne ishim murgjit më të shquar të Bizantit. Ia tërhoqëm vërejtjen perandorit për padrejtësitë, dhunën, dëfrimet dhe sjelljet e ulta.
I thamë se do ta kishte fundin të keq, se shembja e shtetit dhe e
perandorisë ishte e afërt, kurse ai u zemërua me ne dhe na hodhi në qeli!”

Thëniet e tyre ia tërhoqën vëmendjen sulltanit. Ai i pyeti murgjit se ç’mendonin mbi shtetin osman dhe ata i thanë se do t’ia paraqisnin më vonë opinionin e tyre.

Me vendimin e amnistisë në dorë, murgjit hynë e dolën në çdo vend. Të nesërmen në mëngjes herët shkuan te bakalli për të blerë diçka. Bakalli u tha:
“Unë e bëra sefte! Merrni nga fqinji im që s’e ka bërë sefte!”

E shëtitën çdo vend, nga më i mbushuri me njerëz, gjer në skajin më të qetë. Biseduan me çdokënd. Tek të gjithë njerëzit vëzhguan një gjendje shpirtërore që shpaloste vetëm mirësi dhe epërsi morale.

Hynë në një treg kur po këndohej ezan. Shitësit, të cilëve u thoshin esnafë, shkonin në xhami pa e mbyllur dyqanin. Askush nuk ndjente zili për tjetrin, askush nuk ushqente smirë kundër tjetrit!

Dukej sikur gjithkush ndodhej nën garancinë e gjithkujt! Namazin e falnin të qetë dhe sikur e kishin të fundit!

Askush s’ia hante hakun tjetrit, njerëzit nuk ia thyenin zemrën njëri-tjetrit! Askush nuk dëshironte të dilte në ditën e ringjalljes para Zotit duke bartur mbi shpinë hakun e papaguar të tjetrit.
Pa përjashtim, çdokush mendonte pëlqimin e Zotit, bisedonte për fitimin e pëlqimit të Zotit, jetonte për pëlqim të Zotit!

Njerëzit bënin lutje për jetëgjatësinë e sulltanit dhe suksesin e ushtrisë. Shoqëria ishte e mbushur plot me njerëz me shpirt të hollë, me zemër të butë!

Murgjit mbetën të mahnitur e të hutuar. Shëtitën në shumë qytete por nuk hasën në gjykata ku të gjykohej ndonjë konflikt i rëndë. Vjedhja, grabitja, vrasja, përdhunimi dhe çnderimi, mashtrimi ishin, pothuajse, të panjohura.
Një gjykatë ua tërhoqi vëmendjen veçanërisht. Ata u habitën.
Te kadiu, gjykatësi, kishin shkuar paditësi dhe i padituri. Paditësi paraqiti një çështje të tillë:
“Zotëri, unë i varfëri bleva nga ky vëlla i fesë filan arë. Duke pluguar për mbjellje, hasa në një qyp plot me florinj. E mora qypin dhe ia çova këtij vëllai nga i cili e kisha blerë arën dhe i thashë:

“Urdhëro, kjo është e jotja, merre!” Kurse ai m’u përgjigj:

“Unë ta shita arën me ç’kishte sipër e poshtë! Tani kjo s’mund të jetë hallall për mua!”Dhe nuk e pranoi. Mirëpo, po ta kishte ditur se nga ajo arë do të dilte një qyp me flori, nuk do ta kishte shitur!”

Gjykatësi ia dha fjalën tjetrit, të paditurit, i cili tha:
“Ngjarja ndodhi krejt si e përshkroi ky vëlla! Mirëpo unë mendoj se pjesë e arës janë gjithçka ka sipër e brenda saj. Ashtu siç nuk kam ndonjë të drejtë mbi prodhimin mbi të, nuk kam të drejtë as për gjërat që ka brenda!”

Kjo situatë që murgjit po e sodisnin me habi, për gjykatësin ishte një ngjarje e natyrshme. Për një shoqëri që e jetonte Islamin siç duhej, kjo ishte situata më e zakonshme!

Kadiu, gjykatësi, nuk e pati të vështirë të vendoste mes atyre dy muslimanëve të vërtetë! Pasi e mësoi se njëri kishte një djalë të mirë në sjellje e moral, kurse tjetri një vajzë po aq të mirë, u bë
ndërmjetës për ta dhe, me pëlqimin e të dy palëve, u lidhi kurorë, kurse qypin me florinj e shpenzoi për dasmën dhe familjen e tyre të re.

Aty shpaloseshin botëkuptimi dhe drejtësia islame të vëna në jetë!
Pasi shëtitën dhe i panë të gjitha këto, murgjit i çuan dy vajzat e tyre në një medrese.
Vajzat u thanë djemve që ua hapën derën:

“Ne e humbëm rrugën. A po na pranoni të bujmë këtë natë këtu te ju? S’kemi si t’ia bëjmë ndryshe!” Nxënësit e vranë mendjen dhe, më në fund, vendosën t’i pranojnë vajzat në dhomë. Ua lanë atyre shtretërit, kurse vetë u tërhoqën në skajin tjetër dhe e gdhinë natën përreth një mangalli. Pastaj, në
mëngjes, i përcollën.

Murgjit i pyetën me kureshtje vajzat se si e kishin kaluar natën. Ato ua përshkruan kështu:

“Vendet e tyre të fjetjes na i lanë ne, kurse vetë u tërhoqën në një skaj të dhomës. U mblodhën rreth mangallit dhe i thoshin njëri-tjetrit me tmerr:

“Zoti na ruajttë nga zjarri i xhehennemit! Mos na bëftë si ata që e shkëmbejnë çastin për të ardhmen!”
Dhe as që e kthenin kokën për të parë se ç’bënim ne!”

Ky shembull shpalos faktin se, në shtetin osman, nderi dhe virtyti ishin vënë nën garanci …

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit