7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Sulejman Rexhepi i përket të kaluarës, nuk ka kthim të tij më në BFI

Më të lexuarat

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të myftineve të Maqedonisë u morrë vendim për shkarkimin e Reisit Sulejman Rexhepi, i cili drejtonte Bashkësinë Fetare Islame në Maqdoninë Veriore mbi një dekadë. Megjithëse në shkresën e bërë publike në konferencën për media nuk ka patur një arsye konkrete për shkarkimin e Rexhepit, gjë që ka bërë që të shtohen koncpiracionet se ka të bëjë me fejesën me 25 vjeçaren, ndërsa të tjerët thonë se ka të bëjë me nivelin e lartë të korrupsionit.

Sipas disa imamëve, ishte koha që BFI të bënte ndryshime serioze dhe reale, ndërsa kjo që ndodhi thonë që është një farsë, siç i thonë në gjuhën e popullit “hiq demushin, vej demushin”.

Sulejman Rexhepi të gjithë pushtetin e tij e kishte mbi këta njerëz që dolën me deklaratë për shkarkimin e tij dhe një shumicë besojnë se e bënë akoma, duke e ditur se sa të varur janë këto që e shkarkuan atë.

Në mesin e popullit është hapur kandidatura për zgjedhje demokratike, duke respketuar kushtetuën e cila po ashtu duhet të ketë ndryshime rrënjsore. Në një krah janë imamët populist të cilët janë preferenca e popullit të thjeshtë, ndërsa pjesa tjetër insiston që udhëheqjen e BFI-së ta marrin imamët e shkolluar dhe të rinjë, duke ditur nivelin e tyre të përgatitjes dhe vullnetit për të çuar projekte dhe iniciativa përpara./KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit