9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Sulejman Kanuni pyeste si rrënohet shteti, ndërsa dijetari i përgjigjej…

Më të lexuarat

Një përkujtim në prag të zgjedhjeve!
Sulltan Sulejman Kanuni rahmet pastë, i dërgoi një letër me një pyetje dijetarit të kohës së tij, Jahja efendiut, ku e pyeste: -Kur rrënohet një shtet? Dhe kush janë shenjat që i paraprijnë rrënimit?

Jahja efendiu ia ktheu: Ç’lidhje kam unë me këtë pyetje o Sulltan? Ç’më lidh mua me këtë?

Sulltani i habitur dhe i hutuar nga përgjigjja e tij, mori rrugën dhe shkoi vetë tek ai, për t’i drejtuar të njëjtën pyetje dhe i tha:

-Të lutem or vëlla, përgjigju pyetjes time, por merre me seriozitet dhe më sqaro se çfarë kërkon të thuash me përgjigjen tënde.

Jahja efendiu i tha: Sulltan i nderuar! Kur të shtohet padrejtësia e të përhapet rryshfeti, kur njerëzit që i venë re keto padrejtësi do të thonë:

-Ç’më duhet mua?! Ç’lidhje kam unë? Kur gjithsecili, krahas të gjitha padrejtësive që shikon e dëgjon, të pretendojë se shikon punën e tij.

Kur Bariu të grabisë delet e veta dhe ata që dëgjojnë për një gjë të tillë të heshtin.

Kur zërat e fukarejve dhe nevojtarëve të ngrihen lartë, e të qarat e tyre të mbërrijnë në qiell, mirëpo nuk i dëgjon tjetërkush prej krijesave veç shkëmbijve dhe pemëve, atëherë prite shkatërrimin e një shteti.

Kur të shihen këto shenja, boshatiset arka e shtetit, humbet besimi dhe respekti i njerëzve për shtetin, fillon populli të kërkojë për metoda se si t’i bëjë bisht detyrimeve që ka ndaj shtetit të tij dhe besës së dhënë.

Atëherë fati i një shteti është i destinuar për shkatërrim, pa mëdyshje.

Nga arabishtja: Gentjan Mara

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit