11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Suedi, nisin bisedimet e paqes për Jemenin

Më të lexuarat

Bisedimet për dhënien fund të luftës në Jemen filluan sot në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, raporton Anadolu Agency (AA).

Bisedimet mbahen nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara (OKB), kurse në tryezë janë ulur delegacionet e Qeverisë së Jemenit të njohur ndërkombëtarisht dhe lëvizjes rebele Huthi.

Në bisedimet marrin pjesë i dërguari i posaçëm i OKB-së për Jemenin, Martin Griffith dhe ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Wallström.

Jemeni është kthyer në një skenë të krizës së thellë politike dhe të sigurisë e cila në fund të vitit 2014 u përshkallëzua në luftë qytetare.

Lëvizja rebele Huthi kontrollon kryeqytetin Sana dhe disa rajone të tjera të rëndësishme të vendit, kurse qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit vepron nga qyteti port Aden.

Konfliktet në Jemen u përshkallëzuan edhe më tej në mars të vitit 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj filluan sulme ajrore në bazave kryengritëse.

Lufta shkatërroi infrastrukturën, duke përfshirë institucionet shëndetose, furnizimin me ujë dhe kanalizimin, gjë që bëri që OKB të përshkruaj situatën si një nga fatkeqësitë më të mëdha humanitare të kohëve moderne.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit