Sudani i Veriut i mposhti forcat e Jugut dhe i detyroj në tërheqje të pakushtëzuar.

0
60

Forcat e armatosura të Sudanit kanë “çliruar” Hegligun, deklaroj ministri i mbrojtjes së Sudanit të premten, menjëherë pasi Sudani i Jugut njoftoi se kishte filluar një tërheqje të pakushtëzuar nga rajoni kontestuar i prodhimit të naftës.
Hegligu një rajon i Sudanit të Veriut i pasur me fusha të naftës, ishte pushtuar nga Sudani i Jugut dhe përkundër insistimeve të mekanizmave ndërkombëtar dhe presionit të Sudanit të Veriut ata nuk u tërhoqën por vazhdonin sulmet. Në një kundër sulm të ashpër Sudani i Veriut arriti t’i mposhtë forcat e Sudanit të Jugut dhe t’i detyron për një tërheqje të pakushtëzuar.

“… Forcat e armatosura arritën ta çlirojnë qytetin Heglig, ” tha ministri i Mbrojtjes, Abdul Rahim Mohammed Hussein në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror, njofton Reuters.
“Trupat u zhvendosën drejt në Heglig me kujdes në mënyrë që të mos shkatërrohej ajo që ka mbetur nga infrastruktura”, tha ai, i veshur në uniformë ushtarake.
“Armiku ynë pësoi humbje të rënda në njerëz dhe pajisje”, shtoi ai, pasi ushtria kishte mbajtur heshtje për disa ditë rreth situatës në terren.
Njoftimi i tij erdhi menjëherë pasi presidenti sudanez i Jugut Salva Kiir urdhëroi tërheqjen e menjëhershme të trupave të tij nga Hegligu, pas edhe një intensifikimi të përpjekjeve globale diplomatike për të tërhequr dy kombe në prag të një lufte më të gjerë.
“Republika e Sudanit të Jugut njofton se (ushtria e Sudanit të Jugut) trupat e SPLA janë urdhëruar që të tërhiqen nga Panthou-Heglig,” tha Ministri i Informacionit Barnaba Marial Benjamin, duke lexuar një deklaratë presidenciale.
Trupat sudaneze (Sudanit të veriut) përtërinë një kundër sulm të enjten vonë duke përdorur edhe sulme ajrore përmes të cilave i goditën shumë thellë përgjatë vijës së frontit trupat jugore, tha zëdhënësi i ushtrisë së Sudanit të Jugut.
“Ka pasur luftime të enjten mbrëma, SAF (ushtria e Sudanit) u avancoj dhe ata u mundën,” tha ai, duke shtuar se ai nuk kishte raporte për luftime në ditën e premte.