15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

SubhanAllah – PRANVERË NË SHKURT!

Më të lexuarat

Borë, në kuptimin e vërtetë të fjalës, nuk kemi parë këtë dimër, por sikurse ka filluar, vështirë se do të shohim. Jemi dëshmitarë të temperaturave jo të zakonshme për këtë periudhë dimri, dorën në zemër, tashmë jemi mësuar me këtë klimë….

… Mot i ngrohtë, njerëz duke shëtitur rrugëve e shesheve… Lokalet kanë aktivizuar tarracat…Kafeja e ditës më së miri shijohet në ambient të hapur… Fëmijë që luajnë, prindër që i shoqërojnë… E këtillë është atmosfera sot në Tetovë, por edhe në shumë vise të rajonit, prej se pranvera me të gjitha “nishanet” dëshiron që me padurim të arrijë. Qytetarët thonë se po e shijojnë këtë mot të bukur. Disa të tjerë se nuk mbajnë mend një fillim shkurti të këtillë, por sidoqoftë vërehet një atmosferë idilike pranverore.

Me gjuhën e sinoptikanëve, moti jo i zakonshëm është si rezultët i takimit të dy fronteve, njëri mbi jugun e Evropës, kurse tjetri që po përhapet mbi Atlantik dhe shtrihet drejt Mesdheut.

Por, kujdes! Vjen i ftohti polar. Sipas sinpotikanëve duke filluar nga e marta në mbrëmje, temperaturat do të shënojnë minus gradë. Reshjet gjatë ditës së martë do të jenë në formë shiu, por gjatë natës dhe dita e mërkurë në pjesën më të madhe të vendit do të jenë në formën e dëborës për shkak të rënies së menjëhershme të temperaturave. /Lindita Aliu/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit