11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

SubhanAllah – Erërat e forta rrëzojnë lisin në qendër të Prishtinës

Më të lexuarat

Erëra të forta ka prej disa orësh në Prishtinë. Këto erëra kanë filluar të shkaktojnë edhe dëme në disa pjesë të Prishtinës.

Madje në rrugën “Luan Haradinaj” në qendër të kryeqytetit është rrëzuar edhe një lis, i cili për fat të mirë nuk ka lënduar asnjë person.

Ngjashëm është bërë rrëzimi i një lisi edhe në lagjen “Dardania”. Lidhur me gjithë këtë ka reaguar edhe i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka porositur qytetarët që të mundohen të qëndrojnë sa më shumë brenda dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura.

Për çdo rast emergjent mund të lajmëroheni në këta numra: 080012233 ose 080012244.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit