12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Stuhia Isaac: Së paku 6 të vdekur në Haiti

Më të lexuarat

Stuhia tropiake Isaac, e cila pritet se do ta ketë kategorinë 2 dhe të shndërrohet në uragan, nesër ose pasnesër do të mund të arrinte diku ndërmjet Floridës dhe Luizianës në Shtetet e Bashkuara.

Rrjedhimisht, katër shtete federale amerikane kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Guvernatorët e Luizianës, Misisipit dhe Alabamës, këtë gjendje e shpallën dje, ndërsa Florida gjendjen e jashtëzakonshme e kishte shpallur një ditë më herët.
Aktualisht, uragani Isaac me të reshura të mëdha dhe erëra tejet të forta, i është afruar vendit Florida Kejs.
Janë anuluar qindra fluturime, ndërsa kjo stuhi jashtëzakonisht e fuqishme ka ndikuar edhe në prodhimin e naftës dhe gazit në Shtetet e Bashkuara.
Në Karaibe uragani ka bërë kërdi. Në Haiti kanë humbur jetën gjashtë vetë, ndërsa në Kubë ka pasur vërshime.
Uragani Isaac e ka detyruar Partinë Republikane në Shtetet e Bashkuara që ta shtyjë konventën e saj në Tampa të Floridës për një ditë. /BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit