11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Studiuesi prizrenas: ka ndodhur në Rrëshen, ja mirësjellja befasuese e një katoliku ndaj një muslimani

Më të lexuarat

Studiuesi musliman nga Prizreni, Ajni Sinani, ka ofruar për publikun rastin e një katoliku i cili iu ka shërbyer muslimanëve me një moral për t’u patur zili.

Ai sjell rrëfimin e një miku, nga eksperienca mbresëlënëse e këtij të fundit gjatë një ndalese në Rrëshen për shkak të një defekti në automjet, ku një mekanik i besimit katolik, edhe pse kishte përballë muslimanë, iu shërben atyre pa hezitim, madje duke sakrifikuar diçka nga vetja.

Ja ç’shkruan Sinani në profilin e tij:

Mirësjellja e katolikut ndaj muslimanit

Veprimi i mirë, pavarësisht besimit, çmohet! Një mik më tregon: ditën e diel udhëtova për Tiranë. Gjatë kthimit në Rrëshen patëm defekt. Policia na tregoi se pas disa qindra metrash është një mekanik. Lokali i tij ishte i mbyllur. E gjejmë numrin e telelefonit të tij. I tregojmë se kemi një defekt në makinë dhe s’mund të vazhdojmë rrugën për Kosovë. Thotë prisni do vij për pak minuta. Ashtu ndodh. Nuk vonoi dhe erdhi. E kontrollon makinën, bën një ndërhyrje të vogël dhe thotë se makina është në rregull.

Ai kishte mundësi ta zvarriste punën, të bënte sikur ka shumë punë për ta rregulluar makinën dhe të rriste çmimin. Përkundrazi, ai tregohet korrekt dhe para syve, me një ndërhyrje të thjeshtë eviton defektin. Thotë makinën e keni në rregull. Kërkojmë të dijmë për çmimin. Mekaniku që ishte i besimit katolik thotë nuk keni nevojë të paguani. “Nuk bëra gjë!”.

Edhe pse ishte ditë e dielë, ditë vikendi, ai kishte prishur rehatinë e tij. Vjen shpejt e shpejt dhe e rregullon makinën. Shqiptari katolik eviton defektin në makinë dhe nuk pranon të holla nga shqiptari musliman i Prizrenit. Ja pra, kjo mirësi dhe ky respekt reciprok e ka mbajtur dhe do ta mbajë e ruajë këtë popull. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit