Studimi, mos u thoni “shaci” mërgimtarëve

0
45

Diaspora kosovare e rëndësishme për përmirësimin e imazhit të Kosovës në botë.

Roli i saj është i madh sepse llogaritet ndër diasporat më të mëdha në Evropë. Vetëm ndërmjet viteve 2004-2008 të hyrat nga diaspora kapin vlerën prej 2.4 miliard euro, më shumë mjete se të gjitha ndihmat ndërkombëtare për zhvillim që llogariten 2.3 Miliardë euro (Banka Qendrore). Ndërkaq në vit, 1/3 e buxhetit të Kosovës mbushet nga diaspora.
Diaspora gjithashtu ka avantazhe të shumta për shkak të edukimit dhe integrimit në shoqëritë përparimtare.
Por kanë dhe sfida si politizimi i saj, ndjenja e të “huajit” apo fenomeni “shaci” si dhe shkëputja e lidhjes me atdheun të gjeneratave të reja.
Në tryezën e organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme dhe “Friedrich Ebert Stiftung” u theksua edhe roli kulturës në përmirësimin e imazhit të Kosovës./kohaislame