20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Studimi: hebrenjtë, të padëshiruar në Europë

Më të lexuarat

Një studim i ri i BE mbi antisemitizmin në Europë tregon se hebrenjtë ndihen më pak të sigurt në Francë dhe Gjermani, prandaj gjithnjë e më shumë prej tyre po mendojnë për braktisjen e Evropës.

93 për qind e hebrenjve thanë se në pesë vitet e fundit ata u ballafaquan me urrejtje në Francë dhe 89 për qind në Gjermani.

85% e tyre thanë se antisemitizmi në BE është një problem i madh për shoqërinë.

Shqetësimet më të këqija u shprehën nga hebrenjtë në Francë (95 përqind), ndjekur nga ata në Gjermani (85 përqind) dhe më së paku të shqetësuar në Danimarkë (56 përqind).

Studimi gjithashtu tregon se hebrenjtë në Gjermani u ballafaquan me numrin më të madh të sulmeve anti-semite.

Për shkak të kësaj, 75 për qind e hebrenjve në Gjermani, thanë se gjithnjë e më shpesh shmangin mbajtjen e simboleve hebraike në publik, dhe 46 për qind e hebrenjve në Gjermani janë urdhëruar që të mos shkojnë në pjesë të caktuara të qyteteve në të cilat ata jetojnë.

Këshilltari i qeverisë gjermane kundër antisemitizmit, Felix Klein tha është i tronditur nga rezultatet e sondazhit.

“Është një sinjal alarmues që hebrenjtë nga frika e sulmeve shmangin pjesë të caktuara të vendit”, tha Klein, duke njoftuar luftën kundër një situate të tillë.

Për shkak të situatës aktuale në Evropë, ka një numër në rritje të hebrenjve që po mendojnë të largohen nga BE, dhe në Gjermani dhe Francë, deri në 44 përqind. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit