Studimi: Edhe konsumi i moderuar i alkoolit, rrit rrezikun e infarktit

0
20

Edhe konsumi i ulët apo i moderuar i alkoolit, rrit presionin e gjakut dhe shanset për infarkt, sipas një studimi gjenetik të publikuar në The Lancet, që rrëzon kështu pretendimet e mëparshme se një apo dy gota në ditë, mund të kishin efekte mbrojtëse.

Kërkuesit britanikë dhe kinezë vëzhguan 500 mijë njerëz për 10 vjet. Ata thonë se përfundimet janë prova më e mirë deri më sot për efektet e drejtpërdrejta të alkoolit.

Është tashmë e ditur se konsumi i madh i pijeve alkoolike është i dëmshëm për shëndetin dhe shton rrezikun për infarkt, por disa studime sugjeronin se konsumi në sasi të vogla, mund të ishte i mirë për shëndetin, ndërsa të tjerë kanë nënvizuar se nuk ka një nivel të sigurt për konsumin e alkoolit.

Por, kërkuesit e universitetit të Oksfordit, atij të Pekinit dhe akademisë kineze të shkencave mjekësore, kanë dalë në përfundimin se konsumi i një apo dy gotave alkool çdo ditë, e rrit rrezikun e infarkteve me 10-15 për qind. Konsumi i katër gotave në ditë, e rrit rrezikun me 35 për qind.

E bëhet fjalë sipas kërkuesve për një gotë të vogël verë, një shishe birrë apo një teke alkoolikësh të tjerë. Studimi po ashtu nuk ka gjetur prova se konsumi i lehtë apo i moderuar mund të kenë efekte mbrojtëse ose në fjalë të tjera, mund të reduktojnë rrezikun e infarkteve.

Muslimani e ka të qartë ndalesën e alkoolit dhe ajo asesi nuk bënë të pihet nga njeriu. Çdo gj që e ka ndaluar Zoti, sigurisht që është në dobi të njeriut.