Studim: Përdorimi i rrjeteve sociale shkakton zili

0

Sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Kopenhagës, rezulton se përdorimi i tepruar i mediave sociale, mund të krijojë ndjenjën e zilisë.

Në artikullin e publikuar, thuhet se kjo veçanërisht ndikon negativisht edhe nëse nuk gjendeni në një lidhje me dikë tjetër, përcjellë Klan Kosova.

Studimi i bërë me më shumë se 1 mijë pjesëmarrës të cilët kryesisht ishin gra, thotë se përdorimi i rregullt i rrjeteve sociale të tilla siç Facebook, Instagram etj, mund të ndikojë negativisht në mirëqenien tuaj emocionale dhe ndikon negativisht në kënaqësinë tuaj me jetën që e zhvilloni.

Hulumtuesit kanë sugjeruar që ndonëse nuk mund të ndërprisni përdorimin e rrjeteve sociale, atëherë praktikoni një pushim pothuajse të gjatë kohor ndaj tyre.