14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Studim: Duhanpirja zhduk kromozomin Y

Më të lexuarat

Sipas studiuesve suedezë, duhanpirja zhduk kromozomin Y. Në studimin në fjalë kanë marrë pjesë 6 mijë meshkuj madhorë të moshave dhe stileve të ndryshme jetese e zakonesh, ndërsa përfundimi është tronditës.

Studimi i fundit i publikuar në revistën “Science”, bën me dije se duhanpirja zhduk kromozomin Y. Jan Dumanski dhe Lars Forsbeg nga Universiteti Upssala në Suedi të cilët kryen studimin, thonë se konsumi i duhanit tek meshkujt vret kromozomin Y.

Sipas tyre, meshkujt duhanpirës kanë trefishin e mundësive që të humbin këtë kromozom mashkull, në krahasim me meshkujt që nuk e pijnë atë. Kromozomi Y i cili është thelbësor në përcaktimin e gjinisë së pasardhësve, zhdukej nga ‘paketa’ e ADN së qelizave të gjakut te duhanpirësit, ndërsa tek jo duhanpirësit fenomeni hasej shumë rrallë.

(AE)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit