12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Studim: Ateistët janë më pak “open-mind” se sa njerëzit besimtarë

Më të lexuarat

Në bazë të një studimi, ateistet janë më pak mendje hapur se sa njerëzit besimtarë. Studiuesit në Universitetin Katolik të Louvain në Belgjikë sugjerojnë se besimtarët fetarë “duket se i perceptojnë më mirë dhe i integrojnë perspektivat e ndryshme”

 

Njerëzit fetarë janë më tolerantë ndaj pikëpamjeve të ndryshme sesa ateistët, thuhet sipas studiuesve në një universitet katolik.
Një studim i bërë ndaj 788 njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Spanjë arriti në përfundimin se ateistët dhe agnostikët mendojnë për veten e tyre si më të hapur se ata me besim, por janë në të vërtetë më pak tolerantë ndaj mendimeve dhe ideve të ndryshme.

Besimtarët fetarë “duket se i perceptojnë më mirë dhe integrojnë perspektivat divergjente”, sipas studiuesve të psikologjisë në Universitetin Katolik privat të Louvain (UCL), universitetit më të madh francez të gjuhës frënge në Belgjikës, përcjell KohaIslame.

Filip Uzareviç, i cili bashkëpunoi në këtë studim, tha se mesazhi i tij ishte se “mendimi i mbyllur nuk gjendet domosdoshmërisht vetëm midis feve”.

Ai i tha për Psypost: “Në studimin tonë, marrëdhënia midis fesë dhe mendjes së mbyllur varet nga aspekti specifik i mbylljes së mendjes.

Projekti i Dr. Uzareviq, i quajtur “Ateistë jo-logjik?”, thotë se “mosbesimi është bërë normativ” në disa vende perëndimore.

Ai inspektoi tre aspekte të ngurtësisë mendore në 445 ateistë dhe agnostikë, 255 të krishterë, dhe një grup prej 37 budistësh, myslimanësh dhe hebrenj.

Studimi pohon se jo-besimtarë krahasuar me njerëzit fetarë në “dogmatizëm e vetë-raportuar” kanë vlera më të ulëta, por janë më të larta në “intolerancën e matur”.

Dr Uzareviq thotë: “Ideja filloi duke parë që shpesh në diskursin publik, pavarësisht nga grupet konservatore / fetare dhe grupet liberale / laike, tregonin armiqësi të fortë drejt anës ideologjike të kundërt.
Konkluzionet gjithashtu tregojnë se forca e besimit të një personi në ateizëm ose në fe lidhet drejtpërdrejt me atë se sa të patolerueshëm janë./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit