6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Studentët indianë krijojnë veshjen që parandalon dhunimin seksual

Më të lexuarat

Duke marrë shkas nga dhuna e rëndë seksuale që u ushtrua vitin e kaluar mbi një grua në Nju Delhi, lajm që bëri bujë në të gjitha mediat e mëdha ndërkombëtare, disa studentë të inxhinierisë në Indi kanë krijuar një veshje të brendshme kundër përdhunimit.

Ata shprehen se ajo do t’i ndihmojë femrat të parandalojnë dhunën seksuale.

Në Indi vlerësohet se dhunohet seksualisht një femër çdo 14 orë.

E quajtur Society Harnessing Equipment, ose shkurt SHE, pajisja emeton deri në 82 shoke elektrike prej 3,800 kV drejt sulmuesit, raportohet nga The Times of India. Për të mbrojtur personin që e ka veshur nga marrja e tronditjet elektrike, studentët thanë se pjesa e brendshme e SHE është e izoluar me polimer.

Pajisja ka njëkohësisht edhe GPS përmes së cilët mund t’i dërgohet vendndodhja e sakte prindërve dhe policisë së viktimës.

“Institucioneve ligjvënese u duhen muaj për të aprovuar thjesht ligje, të cilat nuk garantojnë sigurinë e femrave.blu

Prandaj ne patëm idenë për një mjet vetëmbrojtës, që t’i parandalojë këto lloje sulmesh dhe t’i mbrojë femrat nga ngacmimet seksuale me forcë,” u shprehën studentët.

Ata shtuan gjithashtu se kanë planifikuar të përfshijnë në SHE edhe Bluetooth në mënyrë që sa herë personi ndihet i stresuar, të arrihen të dërgohen menjëherë mesazhe. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit