19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Strukturat paralele pengojnë fillimin e mësimit për nxënësit boshnjakë

Më të lexuarat

Mësuesit e shkollës së Kërstecit, paralele e ndarë e shkollës nëntëvjeçare “9 Maji” në Rapçë, të cilët punojnë me planrograme serbe, nuk u kanë lejuar nxënësve të komunitetit boshnjak që mësojnë me planprograme të Kosovës hyrjen në shkollë.

Drejtori i shkollës së Rapçes, Nafija Murseli, ka bërë të ditur se nxënësit janë refuzuar me arsyetimin se aty mësohet vetëm me planprograme të Serbisë.
“Dy nxënës, të cilët sivjet kanë shprehur gatishmërinë për të mësuar me planprograme të Kosovës, nga dy mësues të kësaj shkolle, të cilët punojnë me planprograme serbe, nuk janë lejuar që të hyjnë në shkollë, me pretekst se në këtë shkollë punohet vetëm me planprograme serbe”, ka pohuar Murseli.
Sipas tij, kanë qenë të kota përpjekjet e drejtuesve të kësaj shkolle dhe të prindërve të këtyre nxënësve për t’i bindur ata që t’i hapin dyert e shkollës, ndaj kanë kërkuar ndihmën e DA-së, shkruan koha.
Adnan Rexhepllar, koordinator për mësim në gjuhën boshnjake në Drejtorinë e Arsimit, pasi ka pranuar se mësuesit paralelë jo vetëm në këtë shkollë, por edhe në disa të tjera të trevës së Gorës kanë bërë probleme, ka nënvizuar se të kota kanë qenë përpjekjet e tyre, ngase dyert e shkollës nuk janë hapur.
“Kundërshtimet e tyre kanë qenë të ashpra, dhe jo vetëm që nuk është lejuar hapja e dyerve të shkollës, por edhe jemi fyer me fjalë më të rënda”, ka thënë Rexhepllar.
Përkitazi me rastin, përgjegjësi i Zyrës së Komuniteteve, Uzair Hamza, fajin për “trimërimin” e strukturave paralele ua hedh institucioneve vendimmarrëse, ngase, siç shprehet ai, po të ishte vepruar me kohë, me siguri se nuk do të ishim përballur me këtë gjendje.
“E tërë barra për institucionalizimin e arsimit në trevën e Gorës po bie mbi strukturat boshnjake. Po të kishim një përkrahje më të madhe nga drejtuesit e komunës dhe atyre të arsimit, me siguri se gjendja do të ishte më ndryshe”, ka thënë Hamza.
Ndërkaq nënkryetari i Komunës, Shehadin Tërshnjaku, ka premtuar se për rastin e Kërstecit dhe të disa të tjerave, të shprehura në këtë fillim të shtatorit, do të bëhen përpjekje që të zgjidhen në ditët në vazhdim. /Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit