Stresi demton edhe lekuren

0
53

Sipas nje studimi te ri, stresi mund te shkaktoje semundje inflamatore te epidermes dhe te dobesoje qelizat e sistemit imun te organizmit.

Studimi i publikuar ne revisten “American Journal of Pathology” pohon se stresi nxit infeksionet dhe shton shkallen e problemit duke rritur aktivitetin e qelizave imune, gje qe con ne shfaqjen e infeksioneve, ne vend qe ta mbroje lekuren. Lekura paraqet barrieren e pare mbrojtese te organizmit nga infeksionet e ndryshme, e cila ne raste te caktuara mund te kete efekt irritues dhe kjo ndodh kur qelizat e sistemit imun te lekures jane reaktive, me c’rast mund te shkaktojne semundje inflamatore te lekures. Ky studim eshte kryer nga shkencetare te Universitetit te Mjekesise ne Berlin dhe Universitetit kanadez te McMaster./kohajone/kohaislame