13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Strategjia tjetër e luftës kundër drogës në Shqipëri: Shkollim, strehim dhe falje taksash

Më të lexuarat

Qeveria shqiptare do të ndërtojë shtëpitë e fermerëve të varfër si dhe do të paguajë shkollimin e fëmijëve të tyre për të parandaluar kultivimin e drogës.

Strategjia kundër kanabisit nuk parashikon vetëm goditjen e këtij fenomeni përmes forcës, por ajo përmban edhe një sërë masash ekonomike dhe sociale.

Sipas strategjisë, në Shqipëri është evidentuar një sipërfaqe prej 20 mijë hektarësh tokë, e cila ka rrezik të lartë që të mbillet me hashash. Për të ulur këtë risk strategjia propozon 14 masa ekonomiko-sociale për trajtimin e banorëve përreth këtyre zonave.

Masa e para është ajo e nxitjes së vetëpunësimit për fermerët në zonat me risk. Qeveria do të zgjerojë skemat e financimit për të hapur vende pune në fshat, ndërsa fermerët që nuk mund të angazhohen në programet e vetëpunësimit do të marrin ndihmë ekonomike.

Po kështu, strategjia parashikon shtrirjen e programeve të strehimit edhe në zonat rurale, ku shteti do të ndërtojë vetë shtëpitë e familjeve fermere në nevojë.

Rritja e ndihmës financiare do të shoqërohet edhe me masa që nxisin shkollimin. Fëmijët e familjeve të varfëra që jetojnë në zonat e thella do të arsimohen në qendra urbane me shpenzime të shtetit.

Paralelisht, tekstet shkollore do të shpërndahen falas. Në strategji qeveria ka parashikuar edhe një amnisti të pjesshme fiskale, e cila fal taksat e papaguara të tokës në zonat e rrezikuara si dhe do të heqë përfundimisht disa taksa të tjera, të cilat janë konsideruar si të papërshtatshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit