Strategjia e mbrojtjes, SHBA: Terrorizmi, jo më prioritet

0
319

A u krye a?! Dmth. u krye puna Lavdrimave e El Kusufave a?! Po qysh bre mik historik, i shfrytëzuet veç deri sa ju deshën?! I burgosët ‘bi gajri hak’ e disa të tjerë i linçuen e iu bën gjyqin për degradim publik.

Taksirati i disa hoxhallarëve këtu tek ne që u përndoqën e u burgosën, n’kurriz t’levërdisjes Perëndimore për me i grabit resurset natyrore të vendeve t’godituna prej ISISizmave.

Në krahun tjetër, shumë përfituan, hoxhallarë mediokër shok e shoqe t’Arbanës e Burimit, dhe s’bashku me këta t’fundit vjelën fonde për OJQ-të e tyne, u pasunuan, mbi qytetarët e këtij vendi vnerë lëshuan.

Tani që dukuria e terrorizmit s’asht ma ‘in’, cili ka me qenë aktiviteti i radhës që duhet me fillue m’u brengos?! Se po duket që ma pare prej t’huajve për me iu ngjit fjalë njerëzve s’do t’kenë këta.

Idealisht, për ne tjerët, do t’duhej t’mos harronim nxitueshmërinë e mediave e individëve vendor, për me e paraqit vendin tonë si “vatër e terrorizmit”, sepse ajo poshtërsi nuk është vepër e vogël.

Duhet t’ia rikujtojmë vetes, që t’ua kujtojmë atyre, se nuk do t’ua harrojmë për së lehti stigmatizimin e qytetarëve dhe familjarëve të tyne kryekëput për interes t’vetin, deri këtu sa ishte edhe jetëgjatësia e fondeve prej t’huajve.