10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Strasburgu: Autoritetet serbe torturojnë shqiptarët e burgosur

Më të lexuarat

Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor si ndëshkimit (KKE) me seli në Strasburg përmes një raporti ka shprehur shqetësimet e tij për situatën në burgjet serbe.

KKE u ka rekomanduar autoriteteve serbe se kjo dhunë policore dhe të gjitha format e abuzimit janë të papranueshme dhe do të jetë subjekt për ndjekje ndaj Beogradit me sanksione të rënda, thuhet në raportin e KE, të cilin e ka siguruar agjencia presheva jonë.
Në këtë raport të Këshillit Evropian (KE) që sot e publikoi për vizitën në Serbi, e kritikoi ashpër Serbinë për shkak të gjendjes katastrofale në burgjet serbe, kur shumë të burgosur janë viktimë e torturave dhe keqtrajtimeve nga policia serbe.
Një zyrtar nga KE-ja në Strasburg, duke bërë fjalë mbi raportin ku flet rreth torturave në burgjet serbe, ka pohuar se në mesin e këtyre viktimave janë sidomos shqiptarët nga Lugina e Preshevës, të cilët keqtrajtohen dhe torturohen dhe shpesh fyhen në baza nacionale apo fetare nga policia apo personeli ku gjenden të burgosurit.
Gjatë vizitës së fundit në burgjet serbe, vëzhguesit ndërkombëtar kanë vërejtur shumë parregullsi në burgjet serbe nga mungesa e personelit adekuat deri tek dhuna dhe keqtrajtimet me të burgosurit duke torturuar ata në mënyrë dhe çnjerëzore.
Raporti i KKE-së gjithashtu është mjaft kritik i regjimit për të burgosurit, të cilët janë mbyllur në qelitë e tyre për 23 orë në ditë dhe për disa muaj.
Vëzhguesit ndërkombëtar, si pjesë e delegacionit të Këshillit të Evropës kanë marrë informacione se ka pasur raste të abuzimit në disa burgjet të Serbisë, sikur në atë të Qarkut të Beogradit dhe në Zabel të Pozharevcit.
Keqtrajtime të tilla ka pasur edhe në burgjet e Vranjës e Nishit. Prandaj, KE u ka rekomanduar autoriteteve serbe që këtë dhunë policore dhe në të gjitha format tjera të abuzimit ta ndalojnë sepse janë të papranueshme dhe do të jetë subjekt për ndjekje ndaj Beogradit me sanksioneve të rënda./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit