10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Stop shpenzimeve të çmendura: FIFA do vendosë çmimet përmes një algoritmi

Më të lexuarat

Stop shpenzimeve të çmendura dhe investimeve të gabuara? FIFA po përpiqet të frenojë fluksin e parave, duke kufizuar huazimet dhe gjithashtu duke punuar mbi komisionet e transferimit. Por nuk mbaron me kaq. Hapi tjetër do të jetë përdorimi i algoritmeve..

Sipas asaj që informohet nga Zyrihu, Gianni Infantino, president i FIFA-s, ka vendosur të krijojë, në bashkëpunim me një task forcë në kontakt të ngushtë me CIES, observatorin e futbollit që monitoron vlerën e lojtarëve, një algoritëm.

Përdorimi i rregullave matematikore do të rregullojë çmimet e lojtarëve dhe probabilitetit e transferimit në një mënyrë shkencore. Një lloj burse që pritet të garantojë një merkato më normale.

Propozimi parashikon gjithashtu një taksë të re. Tatimi parashikon një përqindje të transferimet “luksoze”, të cilat tejkalojnë indikacionet e algoritmit.

Në idenë e FIFA-s, paratë e paguara pastaj do të kanalizohen në një fond solidariteti.

Qëllimi është të krijohet një treg i qëndrueshëm duke kufizuar çmimet e fryra, veçanërisht te lojtarët e rinj. Iniciativa gjithashtu ka lindur për të shmangur spekulimet në merkato dhe për të kufizuar aktivizimin e praktikave të pakëndshme që do të rrezikonin të shkaktonin një proces shfrytëzimi të lojtarëve.

Roli i agjentëve gjithashtu përfshihet në këtë kontekst. Raporti i FIFA argumenton, sipas tabloidit, se sistemi i transferimit do të bazohet mbi një sistem bursash.

Në këtë perspektivë, bëhet fjalë siç pretendohet nga Mirror, për një sistem magazinimi.

Duke u nisur nga këto baza, propozimi i FIFA-s do të krijonte një tavan për komisionet. Gjithashtu në këtë rast po studiohet një “grup” i specializuar në identifikimin, përpunimin dhe kontrollin e përqindjeve të transferimit. Përmbledhja: midis ‘’tavanit’’ të huazimit dhe komisioneve, algoritmeve dhe llogaritjeve të transaksioneve, duket se FIFA është gati të krijoj një lloj “Big Brother” i dizajnuar për të kontrolluar çdo lëvizje.

Mbetet për t’u parë nëse reforma e propozuar do të bëhet ligj …

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit