15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Stina e dimrit, 5 ushqime të shëndetshme që nuk duhet t’i mungojnë tryezës

Më të lexuarat

Sezoni i dimrit ka më pak ushqime sesa në verë, por krenohet me disa ushqime për nga vlerat shëndetësore.

Më poshtë po ju rendisim 5 nga ushqimet më të shëndetshme të dimrit që duhet të konsumohen , të renditura nga revista “EatingWell”:

Shegë: Pa diskutim të gati të gjithëve na pëlqen të shijojmë lëngun e një shege të mirë në këtë periudhë. Lëngu i shegës është i pasur me antioksidantë (më shumë se lëngjet e tjera të frutave), ku vetëm një filxhan ditor mund të ndihmojë për të mbajtur radikalët e lirë nga oksidimi i kolesterolit të keq sipas një studimi paraprak në Journal of Clinical Nutrition në American Journal.

Zarzavate me gjethe të errëta: Të tilla si lakra jeshile të cilat lulëzojnë në ftohtësinë e dimrit janë veçanërisht të pasura me vitamina A, C dhe K. dhe janë gjithashtu burime të shkëlqyera të folatit, të rëndësishme për gratë shtatzëna.

Agrumet: Duke përfshirë limonin apo portokallin lëngu i tyre gjatë dimrit mund të shtojë “dritën e diellit”. Agrumet janë të pasura me vitaminë C, ku një portokalli mesatare jep më shumë se 100 për qind të dozës tonë ditore.

Patatet: Patatet janë një burim i shkëlqyeshëm i dy stimuluesve të imunitetit – vitaminave C dhe B6, duke dhënë 25% dhe 29% të nevojave tona të përditshme. Ata janë gjithashtu një burim i mirë i folatit, i cili është veçanërisht i rëndësishëm për gratë shtatzëna.

Kungulli i dimrit: Një filxhan kungull dimri i gatuar ka pak kalori (rreth 80), por ka sasi të lartë të vitaminës A (214 për qind e vlerës së përditshme të rekomanduar) dhe vitaminë C (33 për qind). /ASTH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit