7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Stërvituni edhe kur është ftohtë

Më të lexuarat

Kur temperatura është e ulët, ju duhet t’ia përshtatni vetes programin tuaj stërvitor. Ndiqni këto këshillat në vazhdim, për t’u stërvitur sigurt edhe kur moti bëhet më i ftohtë.

  1. Vishuni me shtresa të ndryshme. Sekreti i ushtrimeve në mot të ftohtë është të visheni në mënyrë të përshtatshme, duke shtuar ose hequr disa shtesa të veshjeve, në bazë të ndryshimit të kushteve. Një shtresë termale në afërsi të lëkurës tuaj do ta pengojë lagështinë. Shtoni edhe një shtresë të leshtë izolimi, pastaj një tjetër që i reziston frymës dhe ujit, por që “qarkullon ajrin” me qëllim që djersa të mos mblidhet në ju. Veshjet me kapëse ju ndihmojnë të mund të flladiteni kur keni nevojë gjatë aktivitetit si dhe t’u përshtateni ndryshimeve të motit. Mbani një kapelë, e cila parandalon humbjen e nxehtësisë së trupit përmes kokës. Për t’u ngrohur, dorëzat e plota (pa gishta të ndarë) janë më të mira se dorëzat me gishta. Në ditët e ashpra, tepër të ftohta, duhet ta mbuloni edhe fytyrën.
    2.
  2. Pini sa më shumë lëngje. Ju djersini edhe kur stërviteni në të ftohtë. Por mos pini alkooli, ky i zgjeron enët tuaja të gjakut, duke ju bërë të humbni më shumë nxehtësi për një kohë të shpejtë.
  3. Bëni nxehje, zgjatje dhe shtrëngime muskulore brenda shtëpisë. Kur të dilni jashtë, filloni stërvitjen tuaj duke u përballur me frymën (ecni në kahe të kundër me erën, ballë për ballë), pasi do të bëni një punë më të fuqishme kur të ndjeni ftohtin dhe do të shmangni përplasjen me frymën kur të ktheheni në shtëpi kur jeni të djersitur. Mos qëndroni rrotull me veshjet e lagështa më pas; futuni menjëherë brenda sapo të përfundoni stërvitjen. Dhe, nëse rruga është shumë e ngrirë dhe e rrëshqitshme, atëherë bëni stërvitjet brenda në shtëpi.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit