9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Statistikat tregojnë se pati rritje të çmimeve gjatë muajit mars

Më të lexuarat

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin mars të vitit 2018.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajit janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin mars 2018, krahasuar me muajin shkurt 2018. Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e lehtë të çmimeve të konsumit te disa nëngrupet të COICOP-it: pemë (1.4%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (0.3%); shërbimet për transport (2.2%)-(ngritje e çmimit të biletave me aeroplan); gjëra personale (0.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e lehtë e disa çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it, me një ndikim të përbashkët prej (-0.1%) në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2018 me muajin mars 2017 ishte 0.1%.

Indeksi i tërsishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin mars 2018 krahasuar me muajin mars 2017. Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.9%); mish (1.2%); pemë (8.8%); kafe dhe çaj (3.9%); duhan (3.2%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (0.8%); shërbime për transport (7.1%)-(ngritje e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.8 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: sheqer dhe ëmbëlsira (-8.5%); rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (-8.7%)-(rënie e çmimit të energjisë elektrike në muajin mars 2018 për (-15.4%), krahasuar me tarifat dimërore të muajt mars të vitit 2017); pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-6.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7%) në IHÇK.

Shpjegim për shfrytëzuesit e të dhënave

Zbatimi i tarifave të reja me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 prilli i vitit 2017, të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji të Republikës së Kosovës, të datës 31 mars 2017, është shkaku i ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike në çdo muaj të kalkulur nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KES/CO).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit