10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Stambolli emërohet kryeqyteti i rinisë islame për vitin 2015

Më të lexuarat

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) ka emëruar Stambollin si kryeqytet të rinisë muslimane për vitin 2015, mes shpresave për të rritur bashkëpunimin midis 57 shteteve anëtare të organizatës muslimane.
 
Mbajtja e edicionit të parë në Stamboll do të përcaktojë  edhe  një shembull të shkëlqyer për rreth gjysmë miliardi të rinj muslimanë – shembull i solidaritetit islam dhe vëllazërisë, por edhe modernitetit, dialogut ndër-kulturor dhe të dinamizmit rinorë,tha  ambasadori, Elshad Iskandarov, në një deklaratë për shtyp, për Konferencën Islamike të Forumi Rinor për Dialog dhe Bashkëpunim (ICYF-DC), sipas OnIslam.net.
 
Titulluar “Takimi i Rinisë në Kryeqytetin e Tyre,” program i këtij viti ka për qëllim të nxjerrë në pah kulturën e përbashkët dhe trashëgiminë e Botës Muslimane.
 
E bashkë-organizuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OKI) dhe Ministriat Turke e Rinisë dhe Sporteve, ngjarja do të trajtojë metodat e luftimit të Islamofobisë dhe zgjidhjen e konflikteve.  
 
Rreth 200 mysafirë nga 60 vende pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje që do të përfshijë konferenca, turne sportive dhe një festival të modës.
 
Takimi do të mbahet ndërmjet muajit Maj 2015 dhe Maj 2016, programi do të përfshijë gjithashtu një sërë ekspozitash, punëtori për Artin Islam dhe një kamp për 100 të rinj muslimanë nga vende të tjera dhe nga Turqia në Gökçeada Island në Detin Egje.
 
Themeluar në vitin 1969, Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) është një organizatë ndërqeveritare e cila mbron interesat e Botës Muslimane.
 
Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OKI) përbërëset nga 57 shtete anëtare në katër kontinentet, OBI ka një delegacion të përhershëm në Kombet e Bashkuara.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit