11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Stamboll, pas 9 vitesh rimëkëmbet “Kisha e Hekurt”, Erdoğan pjesëmarrës në rihapje

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Kisha e Shën Stefanit në Stamboll, që njihet si Kisha e Hekurt për shkak se përbëhet tërësisht prej hekurit dhe është kisha e vetme e tillë që ka mbetur në botë, do t’i rihap dyert pas nëntë vitesh dhe pas një restaurimi gjithëpërfshirës që zgjati shtatë vite përmes një ceremonie më 7 janar 2018, në të cilën marrin pjesë presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Bullgarisë Bojko Borisov, raporton Anadolu Agency (AA).

Vasil Liaze, kryetar i Vakëfit të Kishës Ortodokse të Ekzarkatit Bullgar, në një intervistë për AA tha se në botë janë ndërtuar vetëm tre kisha prej hekuri, në Argjentinë, Austri dhe Turqi.

Ai thekson se kishat në Argjentinë dhe Austri janë zhdukur, ndërsa ka mbetur vetëm ajo në Turqi, konkretisht në lagjen Balat në Stamboll.

Liaze tregon se para 14 vitesh përmes betonit fillimisht kanë ndërmarrë punime për të parandaluar rrëshqitjen e kishës që kishte filluar të ndodhë, ndërsa më pas është parë e nevojshme edhe riparimi i strukturës së hekurit të kishës, e cila është ndërtuar në vitin 1898.

“Ne ia treguam gjendjen presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Gjithsesi, ai na kishte ndihmuar edhe teksa ishte kryeatar i Bashkisë së Stambollit. Po ashtu, ne jemi fqinj. Ai është nga Kasimpasha, ne nga Balati”, tregon Liaze.

“Para 8-9 vitesh ne i bëmë kërkesë atij, ndërsa ai dha udhëzimin për restaurimin e kishës”, shton Liaze.

Liaze thekson se financimi i restaurimit është bërë nga Kryebashkia e Stambollit, ndërsa ka kushtuar 16 milionë lira (rreth 3.5 milionë euro) dhe se një milion lira janë dërguar me urdhër të kryeministrit bullgar.

Ai po ashtu tha se pas restaurimit, kisha është kthyer në gjendjen origjinale.

“Nuk e kemi paramenduar se do të ketë një punë kaq serioze”, thotë ai.

Siç thotë Liaze, në ceremoninë e hapjes së kishës e cila ishte e mbyllur për nëntë vite, krahas presidentit të Turqisë Erdoğan dhe atij të Bullgarisë Borisov pritet të vijnë edhe të paktën një mijë persona nga Bullgaria.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit