1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Srebrenicë, Asim Mujiç do të varroset pranë djalit Amirit

Më të lexuarat

Asim Mujiç nga Srebrenica, është një nga viktimat e shumta të genocidit të korrikut 1995. Ai u vra së bashku me djalin e tij Amirin, i cili ishte 20 vjeç. Të dy u gjetën në një nga varrezat masive në rajonin e Zvornikut të Kamenicës.

Amiri në varrezat e Qendrës Memoriale Potoçari të Srebrenicës u varros në vitin 2007, ndërsa këtë vit pranë tij qetësinë do të gjejë edhe Asimi.

Rreth ndarjes së vështirë, fjalët e fundit dhe qetësinë që do të gjejnë eshtrat e tyre në varrezat e Qendrës Memoriale Potoçari për Anadolu Agency (AA), foli Tahira Mujiç, nëna e Amirit dhe bashkëshortja e Asimit. Burri i saj do të varroset këtë vit në varrimin kolektiv më 11 korrik në Potoçari.

Ajo u kthye në Srebrenicë në vitin 2004 dhe jeton e vetme. Kur u kthye, shtëpia e saj ishte plotësisht e shkatërruar. Jetonte me një qiri. Si atëherë edhe tani ajo viziton shpesh varrin e djalit.

“Trupi i tij ishte i plotë, i mungonte shumë pak nga dora e tij, dhe një pjesë e shputës …”, tregon përmes lotëve kjo nënë e përvuajtur.

Burri Asimi do të gjejë paqë këtë vit, edhe pse mbetjet e tij u gjetën më herët.

“Ka shtatë vite që është gjetur. Në dy raste janë gjetur nga pak mbetjet e tij mortore. Nuk ka as 30 për qind të trupit. Por, nuk kam më çfarë të presë. Vendosëm ta varrosim këtë vit. Prita gjatë me shpresë se mos i zbulohet edhe ndonjë asht, por asgjë”, tregon Tahira.

Përkundër pikëllimit të thellë, gjatë bisedës ajo përkujtoi momentin e ndarjes nga bashkëshorti dhe djali në korrik 1995.

“Burri dhe djali mbetën në Potoçari. Dhe, unë isha me ta, në Potoçari më ndanë nga ata. E vështirë ishte kjo ndarje, mos dhashtë Zoti që ta përjetojë dikush, kurrë më. Është e dhimbshme, në jetë dhe në zemër ka mbetur një zbrazëti e madhe. Ke humbur të vetmin fëmijë”, tha Tahira.

Siç thotë ajo, kujtimet e atij momenti nuk janë harruar as pas 23 vitesh.

“Në ndarje burri tek shiriti, më tha: ‘Tahira, të lutem kujdesu për këto fëmijë, vajzën Razën dhe nipin. Ne nuk kemi mundësi të shpëtojmë’. Këtë ma tha me ngadal, askush nuk dëgjoi, as fëmijët. Kam dhe një vajzë e cila humbi burrin. Fëmija i saj kishte 2,5 vite”, tregon Tahira.

Kështu dhe ndodhi, thotë ajo, mirëpo ende nuk janë gjetur vëllai i burrit dhe djali i tij i vogël, ndërsa djali i madh është varrosur pranë Amirit.

Në jetë e mbanë, thotë Tahira, fakti se tani mund të vijë dhe t’u lexojë Fatihan burrit dhe djalit.

“Kur nisem nga shtëpia drejt varrezave në Qendrën Memoriale, kam ndjenjën se janë të gjallë, se janë nisur së bashku me mua nga shtëpia. Kurrë nuk mund të harroj dhe nuk dua. Jetoj për varrezat. Askund nuk ndjehem si këtu”, përfundon Tahira.

Në varrezat e Qendrës Memoriale Potoçari të Srebrenicës deri më tani qetësinë kanë gjetur eshtrat e 6.575 viktimave të gjenocidit, ndërsa vazhdojnë kërkimet edhe për rreth 1.000 të tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit