20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Spitali në Gaza pranë mbylljes për shkak të mungesës së karburantit

Më të lexuarat

Gaza, e cila vazhdon të vuajë nga bllokada 11-vjeçare izraelite, është përballur me mungesë akute të energjisë elektrike që nga viti 2006

 

GAZA (AA) – Spitali Abu Jusuf al-Najjar në jug të Rripit të Gazës do të ndalojë së funksionuari brenda nëntë ditëve për shkak të mungesës së karburantit të nevojshëm për gjeneratorëti e tij të energjisë elektrike, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, ministria tha se nëse deri në 250.000 njerëz mund të dëmtohen nëse shërbimet shëndetësore ndërpriten në spitalin që gjendet në qytetin jugor Rafah.

Rreth 400 pacientë në mënyrë të shpeshtë vizitojnë spitalin për trajtim vital, përfshirë dializën e veshkave, tha ministria.

Në javët e fundit, ministria ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për rënien e sektorit vendor të shëndetësisë në Gaza për shkak të mungesës kronike të karburantit të nevojshëm për funksionimin e gjeneratorëve emergjentë të spitaleve.

Në Rripin e Gazës, me rreth dy milionë njerëz, ka gjithsej 13 spitale të drejtuara nga qeveria dhe 54 qendra kryesore të kujdesit shëndetësor, të cilat së bashku përbëjnë afërsisht 95 për qind të të gjitha shërbimeve shëndetësore në enklavën bregdetare.

Gaza, e cila vazhdon të vuajë nga bllokada 11-vjeçare izraelite, është përballur me mungesë akute të energjisë elektrike që nga viti 2006.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit