9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Spiegel: Kosovarët po ikin nga një shtet i paralizuar

Më të lexuarat

“Turma të tëra njerëzish po arratisen nga Kosova për shkak të korrupsionit, varfërisë dhe trafikut të drogës. Kush nuk është i lidhur me klanet e fuqishme, nuk ka asnjë shans në shtetin e vogël ballkanik”.

 

Kështu shkruan revista më e madhe në Europë, Spiegel, që i ka kushtuar kryeartikullin e saj eksodit masiv të kosovarëve.

 

Revista gjermane shkruan se presidentja e Kosovës i ka harruar përgatitjet për pavarësinë, e cila festohet më 17 shkurt.

 

Tani Atifete Jahjaga po bën punonjësen sociale në rrugë, duke u kërkuar qytetarëve të mos largohen.

 

Por apeli i saj nuk ndihmon, shkruan revista.

 

Më shumë se 50 mijë kosovarë janë larguar nga vendi brenda pak kohësh.

 

“Numrat e emigrantëve kanë qenë në rritje. Por tani ka efektin e topit të borës,” thotë Besa Shahini, një studiuese.

 

Revista thotë se që prej pavarësisë, Kosova ka jetuar me ndihmë financiare të huaj.

 

Papunësia është në nivelin 27 përqind, kosovarët marrin 250 euro në muaj pagë dhe shërbimi shëndetësor thuajse nuk ekziston, përveçse me ndonjë pagesë në dorë.

 

Sipas Bankës Botërore, një e treta e kosovarëve jeton në varfëri të plotë.

 

“Por jo vetëm varfëria po e çon vendin drejt arratisë. Kosova, krahas Shqipërisë dhe Malit të Zi njihet si epiqendër e prostitucionit, trafikut të qenieve njerëzore dhe tregtisë së armëve dhe drogës. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë të shumëpërhapur. Kush nuk ka lidhje me klanet e fuqishme politike, nuk ka shanse për karrierë,” shkruan revista./mapo

 

 

Doch an der Grenze werden die Migranten oft von serbischen Polizisten gestoppt.Diese Kosovaren haben sich illegal nach Ungarn aufgemacht. Doch schon kurz...Diese junge Kosovarin muss mit ihrem kleinen Kind an der Grenze zu Serbien die...Kosovaren warten in einer Grenzpolizeistation in der serbischen Stadt Subotica....Auch dieser Kosovare wird in die Heimat zurückgeschickt. Trotzdem versuchen...

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit