Speci i kuq dhe speci i gjelbër – ku është dallimi

0
149

Është e qartë që dallimi është në ngjyrë, mirëpo përse njëra është e kuqe, tjetra e gjelbër?

Specat “babure” në të vërtetë janë akoma të papjekura, që do të thotë më vonë do të bëhen të kuqe.

Kjo është për shkak se specat e gjelbër janë pak djegës. Veç kësaj, specat “babure” të kuq përmbajnë 11 herë më shumë beta karotenë, substancë për të cilën konsiderohet që ul rrezikun e sëmurjes nga kanceri.

Pra, specat e kuq janë mbase më të shëndetshëm se specat e gjelbër, mirëpo cilindo që ta zgjidhni nuk do të gaboni.

Speci është pjesë përbërëse e çdo kuzhine. Për ruajtjen e përbërësve të rëndësishëm më i miri është i freskët.

Speci i pagatuar, si dhe ai i përgatitur në gjella, ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve dhe problemeve. Përbërësit e tij në organizmin njerëzor veprojnë si antidepresivë, antiseptikë, diuretikë dhe afrodiziakë të fuqishëm.

Red-and-Green-Stuffed-Bell-Peppers_Black-Bean-Sauce

Speci ndihmon në largimin dhe shërimin e avitaminozës, alergjive, anemisë, astmës, arterosklerozës, angina pektoris, infarktit, hipertensionit, diabetit, kataraktit, impotencës, rënies së flokëve, osteoporozës, urinimit të vështirë, reumatizmit, verbërinë e pleqërisë, hemorroideve.

Speci nuk ka vlerë të madhe energjetike, prandaj është i përshtatshëm për ushqim dietal.

Edhe specat janë të pasur me minerale, vitamina, dhe përbërës tjerë të rëndësishëm. Me konservim, vlera ushqyese nuk ndryshohet, ndërsa sasia e vitaminës C e cila është në masë të madhe, mbetet gati e njëjtë si në spec të freskët.

Në speca, pavarësisht llojit dhe madhësisë, gjenden edhe sasi të konsiderueshme të vitaminës B. Përmban edhe vitaminë E, së cilës i atribuohen veçoritë antikancerogjene, vitamina A, acidin pantotenik, ndërsa nga mineralet më së shumti ka kalium, fosfor dhe hekur.

Speci është ushqim që nxit apetitin, sepse ushqimet e përgatitura me të kanë aromë të veçantë.