12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Spanjë, mbreti Juan Carlos akuzohet se fsheh një thesar në Zvicër

Më të lexuarat

Pagat për familjen mbretërore të Spanjës janë të njohura: 236 mijë euro në vit për Felipen, 189 mijë për babanë e tij Juan Carlos. Shifrat janë pak më të ulëta për dy Mbretëreshat Letizia (130 mijë) dhe Sofje (106).

Por mbreti pensionist, Juan Carlos, sipas disa deputetëve spanjollë ka menduar për të vënë ‘mënjanë’ disa para ekstra, rreth dy miliardë për të qenë të saktë, të mbajtura në Zvicër, pa dijeninë e subjekteve dhe transparencës, pavarësisht premtimeve të bëra nga djali i tij Felipe VI në ditën e inaugurimit për transparencë me llogaritë e Kurorës Mbretërore. Kjo është një nga akuzat më të rënda në drejtim të mbretit të Spanjës, por ende mbetet për t’u verifikuar.

Tesoretto Publico, një gazetë spanjolle në internet, vlerëson se rreth 1.8 miliard euro është shuma që Juan Carlos fsheh në Zvicër. Ato janë rezultat i çështjeve ndërkombëtare të naftës, të cilat kanë zgjatur për dekada, ndoshta që kur Francisco Franco e emëroi mbretin si pasardhësin e tij. Për këto duhet të shtohen të ardhurat e biznesit me kompaninë ruse të naftës Lukoil. Nuk flitet për rreth 30 milionë. Për ta përmbledhur, Juan Carlos mund të llogarisë një fond pensional prej 2 miliardë euro, përveç 320 milion që shteti cakton çdo vit për kurorën.

“Dhe ne as nuk dimë shumat indirekte që vijnë në Shtëpinë Mbretërore, si ato që kanë të bëjnë me sigurinë, trashëgiminë, udhëtimin zyrtar, etj”, thekson deputeti i Izquierda Unida Miguel Angel Bustamante. Sipas televizionit spanjoll La Sexta, kostoja e shtëpisë mbretërore për subjektet do të ishte rreth 50 milionë në vit, duke pasur parasysh edhe shpenzimet për udhëtimet zyrtare, pritjet dhe ruajtjen e aseteve të trashëgimisë kombëtare.

Pyetjet e deputetëve Alberto Garzon, udhëheqësi i partisë Izquierda Unida dhe kolegu i tij Miguel Angel Bustamante donin të parashtronin disa probleme mbi transparencën e financave të kurorës. Por presidenca e Kongresit të Deputetëve e konsideroi kërkesën si “të papranueshme”. Qendra Sociologjike Shtetërore, atëherë, i ka anuluar pyetjet rreth miratimit të monarkisë për disa kohë, kur kryen anketime.

Shkurtimisht, mbreti aktual Felipe VI do i premtoi spanjollëve se do të rinovojë dhe modernizojë monarkinë dhe t’i bëjnë llogaritë e saj më transparente, por paraardhësi dhe babai duket se duan të vazhdojnë me metodat e vjetra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit