8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Spanjë: Janë kthyer gazetarët që ishin rrëmbyer në Siri

Më të lexuarat

Tre gazetarë spanjollë, të liruar pasi afro 10 muaj janë mbajtur të rrëmbyer në Siri, janë kthyer në Spanjë, ka njoftuar qeveria spanjolle.

Gazetarët, Jose Manuel Lopez, Angel Sastre dhe Antonio Pampliega, mbrëmë kanë arritur në bazën ajrore Torrejon, afër Madridit, një ditë pasi janë liruar.

Gazetarët janë pritur nga anëtarët e familjeve të tyre dhe shokët.

Të tre gazetarët ishin zhdukur në korrik të vitit të kaluar në qytetin sirian Alepo.

Mediat spanjolle kanë raportuar se ata ishin zënë nga Fronti al-Nusra, që është degë e al-Kaidës në Siri.

Në kumtesën e qeverisë së Spanjës theksohet se lirimi i gazetarëve ishte mundësuar “duke e falënderuar bashkëpunimin me miqt dhe aleatët, e veçanërisht në fazën finale, nga Turqia dhe Katari”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit