14.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Spanja islame – Andaluzia

Më të lexuarat

Ne fund te shekullit te tete, e tere Andaluzia ishte toka me e populluar, kulturuar dhe e industrializuar ne te gjithe Evropen, dhe mbeti ashtu per shekuj me rradhe. Tregtia e saj me boten e jashtme ishte e pakrahasueshme, dhe ne kete kohe zgjerimi ekonomik, çifutet, te cilet ishin eliminuar praktikisht nga nga gadishulli ne shekullin e shtate nga kristianet, u rriten edhe nje here ne numer dhe u zhvilluan. Pershkrimi i meposhtem i pozites se tyre gjendet ne ‘Populli Spanjoll’ i Humes:

Krahe per krahe me sunduesit e rinj jetonin kristianet dhe çifutet ne paqe. Keta te fundit, te pasuruar nga tregtia dhe industria, ishin te kenaqur dhe po i harronin kujtimet e shtypjes nga gotet kristiane, tani qe autoret e pare te saj ishin zhdukur. Te mesuar ne te gjitha artet dhe shkencat, te kulturuar dhe tolerante, ata trajtoheshin nga mauret (muslimanet spanjolle) me respekt te madh ne te gjithe Spanjen; dhe, si spaniardet kristiane nen sundimin maur – te cilet quheshin mozarabe – kishin shkak te falenderonin padronet e tyre te tanishem per nje kohe prosperiteti te tille qe ata nuk e kishin njohur me pare.

Kjo tolerance e muslimaneve ndaj kristianeve dhe çifuteve, karakterizonte shekujt e hershem te Islamit ne Spanje. Te gjithe çifutet dhe kristianet qe pranonin muslimanet si sundues te shtetit lejoheshin te mbanin pronat e tyre, besimin dhe ritet fetare, dhe te vazhdonin menyren e tyre te jeteses brenda struktures se shoqerise pavaresisht nga fakti qe te dy komunitetet mohonin vazhdimesine e tradites profetike pertej profeteve te tyre perkates, Musai dhe Jezusi, paqja qofte mbi to. Muslimanet i dhane lirine kristianeve te vendosnin ne mendjet e tyre. Perderisa muslimanet e Spanjes te ndiqnin udhezimin qe i ishte dhene atyre, ata nuk do t’i ngitnin kristianet dhe, shkruan Giboni:

Ne nje kohe qetesie dhe drejtesie, kristianet nuk jane detyruar kurre te mohojne Ungjillin apo te perqafojne Kuranin.

Si ne kohen e sundimit te Teodorikut, Mbreti i ostrogoteve, ne Itali, megjithate, kisha katolike nuk ishte e kenaqur me kete ujdisje. Anetaret e saj ndjeheshin gati per detyrimin e fese zyrtare mbi çdokend qe nuk do te pranonte kendveshtrimin e tyre. Sipas udhezimit te Islamit, ka dispozita per tolerancen dhe pranimin e kristianeve dhe çifuteve, ‘Njerezit e Librit.’ Ne besimin e Kishes Zyrtare kishte vetem intolerance dhe refuzim te çfaredo religjioni tjeter nga ai qe ajo kishte formuluar. Duke pretenduar se Zoti ishte kthyer ne njeri, dhe vdiq per njerezimin ashtu qe çdokush qe besonte ate do te shkonte drejt e ne ‘parajse’, ajo logjikisht nenkupton se nuk kishte me nevoje per nje profet ne toke. Nje njeri mund te bente çdo gje qe deshironte dhe perseri te shkonte ne parajse me kusht qe ai te perkulej perpara kryqit dhe te thoshte se besonte ne Krishtin. Paraqitja e nje profeti tjeter mbas Krishtit (pqmt), Profeti Muhamed (pqmt), ishte per kete arsye shume problematike per Kristianet Zyrtare, veçanerisht kur aq shume njerez pranuan udhezimin e tij. Ne orvatjet e saj per realizimin e synimeve dhe aspiratave te saj, Kisha ishte gati te provonte dhe te shkaterronte Islamin, dhe te zhdukte muslimanet, ne te njejten menyre qe ajo kishte eliminuar ndjekesit monoteiste te Jezusit perpara tyre.

El-Mansuri ishte i fundit i sunduesve te ‘famshem’ gjate lulezimit te pare te Islamit ne Andaluzi. Ai mori vete kontrollin e kalifatit ne Andaluzi mbas vdekjes se el-Hakamit, biri i Abdurrahmanit te III, i cili kishte caktuar djalin e tij te ri, Hishamin, te vinte ne fron pas tij. Duke pretenduar se vepronte ne emer te Hishamit, el-Mansur vazhdonte te eliminonte te gjithe ata qe perpiqeshin te merrnin pushtetin. Ai verehej per veprimet e tij deçizive dhe vigjilencen: Anektoda qe vijon eshte ruajtur ne autoritetin e Shualahes: Une i thashe nje nate el-Mansurit, duke menduar se ai po me shikonte, ‘Kam frike se Zoteria jone qendron zgjuar shume gjate nates, dhe se trupi i tij kerkon me shume gjume dhe qetesi, dhe askush nuk njihet me mire se ai per shqetesimet te dalin nga kerkesa per nje qetesim te plote te nervave.’ Ai pergjigjet, ‘O Shualah, mbreterit nuk duhet te flejne kurre ndersa vartesit e tij jane shtrire; ngase sikur une te beja gjumin tim te plote, nuk do te kishte ne te gjithe kete metropol asgje veçse gjumashe.’ Ndersa muslimanet mbaheshin per udhezimin qe i ishte dhene, ata ishin te mbrojtur. Ashtu sikurse gotet ariane, muslimanet po beheshin te lekundur ndaj aktiviteteve te kishes katolike, ne momentin qe ata filluan te shmangeshin nga udhezimi qe i ishte dhene; procesi dinamik i lulezimit, ne te cilin komuniteti i Kordoves arriti kulmin gjate shekullit te nente dhe te dhjete, do te thoshte se thjeshtesia origjinale e banoreve muslimane te pare kishte humbur. Sa me i pasur ai te behej, aq me larg ai shkonte nga projekti i komunitetit te pare i Medines el-Munauere, e cila kishte qene me e pasura kur anetaret e saj ishin me te varferit. Profeti tha se ai nuk i frikesohej varferise per komunitetin e tij, por pasurise. Ai gjithashtu tha se çdo komb ka sprovat e tij, dhe se sprova per muslimanet do te ishte pasuria.

Mansuri ishte shume aktiv kunder kristianeve te cilet, duke ndjere shkaterrimin e afert te unitetit midis muslimaneve ne Andaluzi, kishin filluar te benin inkursionet e para ne tokat e qeverisura nga muslimanet. Gjith-e-gjithe Mansuri udhehoqi 52 ekspedita kunder kristianeve, dy ne çdo vit dhe me 997, ne ekspediten e tij te pesembedhjete, ai mori Santiago de Kompostelen, varrin e supozuar te shen. Xhejmsit. Kur ata arriten ne Santiago, te gjithe e kishin braktisur ate, me perjashtim te nje murgu, i cili ishte lejuar te shkonte i lire. Varri nuk ishte prekur, por te gjitha ndertesat ishin shkaterruar. Fatkeqesisht, Mansuri shkaterroi gjithashtu vende te tjera adhurimi te kristianeve ne ekspeditat e tij, dhe kjo rezultoi patjeter ne hakmarrje te njejta menjehere kur kristianet filluan te fitonin toke ne Andaluzi. Midis veprimeve me merite te Mansurit, jane mbajtur shenim keto qe vijojne: Ai shkroi me duart e tij nje Kuran, te cilin ai e merrte gjithnje me vete ne ekspeditat e tij ushtarake, dhe ne te cilat ai e kishte zakon te lexonte vazhdimisht. Ai mblidhte dhe mbante te gjithe pluhurin qe binte mbi teshat e tij gjate marshimeve te tij ne vendet e jobesimtareve, ose ne betejat me ta. Sa here qe ai ndalonte ne ndonje vend, sherbetoret e tij vinin tek ai dhe me kujdes mblidhnin pluhurin mbi shamine e tij, derisa nje çante e mire u mbush plot, te cilen ai mbartte me vete, duke pasur si qellim te perziente ate me parfumet qe te kujtonte trupin e tij. Ai merrte gjithashtu qefinat e tij, duke qene keshtu gjithnje i pergatitur te takonte vdekjen kudo qe ajo ta merrte. Qefina ishte bere prej pe liri i rritur ne tokat e trasheguara nga babai i tij, dhe i punuar e i thurur nga vajzat e tij. Ai e kishte zakon t’i kerkonte Allahut vazhdimisht ta lejonte ate te vdiste ne sherbim te Tij dhe ne lufterat kunder jobesimtareve, dhe kjo deshire iu realizua. Ai u be i degjuar per pasterine e qellimeve te tij, i veteditur per aktet e tij te gabuara, friken ndaj Krijuesit te tij, dhe shume virtyte te tjera per te cilat do te merrte shume gjate t’i numeronim. Sa here qe emri i Allahut te permendej ne prezencen e tij, ai kurre nuk leshonte pa e permendur ate gjithashtu; dhe sikur ndonjehere ai te tundohej te bente nje akt qe meritonte ndeshkimin e Zotit te tij, ai i rezistonte sproves me qendrueshmeri. Pamvaresisht nga kjo, ai i shijoi te gjitha kenaqesite e kesaj bote, te cilat sjellin gezimet e mbreterve, me perjashtimin e vetem te veres, perdorimin e se ciles ai e ndaloi dy vjet plot perpara se te vdiste.

El-Mansuri ra i semure dhe vdiq ndersa ishte ne ekspediten e tij te pesedhjete-e-dyte kunder kristianeve. I biri i tij, el-Muzafari e trashegoi ate, por edhe ai vdiq gjashte vite me vone. Me tu varrosur ai e grindjet per udheheqesine e muslimaneve u zhvilluan midis familjes se Mansurit, Hishami II, nipi i Abdurrahmanit te III, i cili ishte tashme i pafte per qeverisje, dhe disa rivaleve te tjere, duke perfshire nje njeri qe quhej el-Mehdi, i cili perfundimisht zuri pushtetin:

al-hambra

Mehdiu paraqitet nga historianet e kohes si nje njeri me moral te degjeneruar, nje sundues tiran dhe nje gjakderdhes. Ibn Basam thote se ai kishte nje koesht ne te cilin kokat e armiqve te tij ishin te fiksuara ne hunj te ngulur ne toke. Mehdiu ndoqi rrugen e te gjithe tiraneve dhe me se fundi u hoq nga posti dhe u vra nga nje force e bashkuar muslimane dhe kristiane, tek te cilet muslimanet i ishin drejtuar per ndihme. Lufta per pushtet vazhdoi dhe shteti u fut ne lufte civile. Trupi politik i muslimaneve ndahet e ndahet perseri. Brenda pesembedhjete vjetevenga vdekja e Mansurit, e gjithe Andaluzia ishte copetuar ne shume mbreteri te vogla, secila me nje sundues te vetin. Ata luftuan ndermjet njeri-tjetrit vazhdimisht duke rekrutuar e marre ndihme nga kristianet, te cilet ishin teper te lumtur te t’ia benin kete nder:

…ngase kur ata i bashkuan forcat e tyre, e madje ftuan njerez nga kombe te largeta te bashkoheshin ne sulme, sunduesit muslimane te Andaluzise shihnin me nje shkujdesje perfekte, ndoshta me gaz te brendshem, dominimet e fqinjeve apo rivaleve te tyre te hapura ndaj te gjitha shkaterrimeve te armikut kristian.

Ato mbreteri te cilat kufizoheshin me tokat e okupuara nga kristianet ne veri te gadishullit, per shkak te humbjes se unitetit te tyre, ishin te detyruar t’i pagaunin kristianeve nje haraç vjetor ne menyre qe te ruanin pavaresine e tyre. Ne menyre qe te paguanin kete haraç dhe te ruanin jeten e pasur te oborreve te tyre, sunduesit e ketyre mbreterive te vogla vendosen taksa te renda mbi popullin nen kontrollin e tyre. Ketotaksa ishin teper te larta mbi limitin e taksave sipas Ligjit Islam.

Ata te cilet u perpoqen te ruanin apo rivendosnin praktikimin e fese Islame ne te gjitha aspektet e saj, e gjeten keshtu veten e tyre duke luftuar jo vetem kristianet por edhe te ashtuquajturit muslimane. Ishte nje lufte e pashprese. Ata e gjeten veten e tyre ne procesin e renies dhe prishjes qe nuk mund te kthehej mbrapsht. Per aq kohe sa muslimanet e Andaluzise kishin mbetur te bashkuar ne praktikimin e tyre te Islamit, ata kishin vazhduar te zgjeroheshin. Sapo ata u ndane, numri i tyre filloi te zbriste, dhe kristianet ishin ne gjendje t’ja nisnin nga puna per marrjen e shtetit. Veç kesaj, per shkak te ndarjes fatkeqe ndermjet lindjes dhe perendimit brenda Umetit Islam, asnje ndihme nga muslimanet ne lindje nuk u ofrua. Ky mosbashkim ishte nje faktoret themelore qe kontribuoi drejt eliminimit perfundimtar te Islamit nga Spanja, ngase ishte nje dobesi prej se ciles kristianet moren avantazh te plote.

Menjehere pasi qe muslimanet ne Andalus u ndane, ushtrite e kishes fituan terren ne shtet dhe, te ndihmuar nga kristianet qe jetonin brenda tokes muslimane, te cilet ishin rritur ne numer dhe te lulezuar nen sundimin tolerant musliman, ndikimi i tyre ne shtet vazhdonte te rritej. Si ne rastin e Teodorit, mbreti i ostrogoteve, mizorite e kryera nga ushtrite e avancuara kristiane i shtyne muslimanet te hakmerreshin mbi kristianet brenda mbreterive te tyre. Kjo vetem sa dobesoi poziten e tyre ne toke, dhe rriti vendosmerine e kristianeve t’i pushtonin ato. Hakmarrja stimulonte hakmarrje. Intoleranca shkaktonte mosdurim.

Duke nisur me kryqezaten burgundiane me 1017, shenjat paralajmeruese per me shume kryqezata famekeqe ne lindje, kristianet filluan te benin kerdine ne gadishullin Iberik. Marrja e Barbastros me 1064, ne te cilen mijera muslimane u therren menjehere pasi nje rrethim i gjate u hoq mbasi te dy krahet kishin nenshkruar nje traktat paqjeje, beri nje model te palekundur pre ripushtimin e Andaluzise nga kristianet:

Ishte nje zakon i pandryshueshem me kristianet, sa here te merrnin nje qytet me forcen e ushtrive, te perdhunonin vajzat ne prezence te baballareve te tyre, dhe grate perpara syve te burrave dhe familjeve te tyre. Por me marrjen e Barbastros ekseset e ketij lloji te kryera nga gjembaçet i kalonin te gjitha besimet; muslimanet nuk kishin pasur kurre me pare nje eksperience te tille. Shkurtimisht, te tilla ishin krimet dhe teprimet e kryera nga kristianet ne kete rast sa qe nuk ka asnje pene te mjaftueshme t’i pershruaje ato.

Nen udheheqjen e Alfonso VI, qytet pas qyteti ra ne duar te kristianeve, dhe nga viti 1072 ai ishte sundues ne Leon, Kastije dhe Portugali. Aktivitetet e tij arriten kulmin me zenien e Toledos mbas nje rrethimi prej shtate vjetesh:

…per te rritur fuqine e tij nepermjet zhdukjes se kalifatit, dhe duke marre me mend gjendjen e dobet e te pashprese ne te cilen muslimanet kishin rene per shkak te veprimeve te tyre te gabuara, ai e pushtoi e plaçkiti shtetin dhe keshtu i kerkoi el-Kadirit se ai i detyrohej atij te rrethonte kryeqytetin e tij, Toledon, ne vitin 1085 e.r.(478 v.h.), me kusht, megjithate, qe ai duhej t’i ndihmonte atij ne marrjen e Valencias, te cilen ai e beri. Nuk ka asnje fuqi dhe force perveç Allahut, te Lartit!

Mbas kapitullimit te Toledos, Alfonso i VI shpalli veten perandori i te gjithe Spanjes, dhe brenda nje kohe shume te shkurter po kerkonte haraç vjetor nga thuajse te gjithe mbreterite e vogla muslimane, apo ‘tafza,’ siç ato quheshin.

Toledo, kryeqyteti i lashte i visigoteve, me pas u be nje qender e madhe studimi, ne te cilen shume vepra filozofike, te cilat ishin rizbuluar apo shkruajtur ne Spanjen muslimane, u perkthyen ne latinisht dhe gjuhe te tjera evropiane, dhe nga aty u perhapen ne te gjithe Evropen. Keto vepra ishin te bazuara me se shumti tek filozofet greke, veçanerisht tek Plato dhe Aristoteli. Per shkak te kesaj, shekulli i fundit ne veçanti ka pare nje sulm te perbashket te ‘dijetareve’ kristiane duke diskredituar Islamin me perpjekjet per te ‘provuar’ se Islami rrjedh nga mesimet e filozofevete lashte grek, dhe prandaj mund te behet pa te, perderisa ai logjikisht ndjek se, nese kjo eshte e vertete, ai nuk ka asnje burim paresor te tijin. Megjithate Kurani sigurisht ka mbijetuar deri ne ditet e sotme i pandotur nga nderhyrjet njerezore dhe ne dijme shume mbi Profetin Muhamed (s) per argumentet e tyre te bindshme. E verteta eshte se muslimanet, duke e bazuar veten e tyre ne Kuran, futen nje fryme te re ne traditen filozofike efektet e se ciles jane te qarta deri me sot.

El-Kadiri ra dakort t’ia dorezonte Toledon Alfonsos se VI me kusht qe ky i fundit te ndihmohte ate te merrte kontrollin e Valencias. Mbreti kristian e mbajti premtimin e tij dhe el-Kadiri i gezuar mori pushtetin e nje qyteti: banoret e te cilit ishin te paushtruar per lufte dhe po aq pak te mesuar me jeten e veshtire dhe perdorimin te heshtes e te shpates. Ata ishin, ne te kundert, te zhytur ne kenaqesi e pertaci, dhe mendonin per asgje tjeter veç te ngrenurit e te piret.

Kadiri e ruajti poziten e tij si sundues i Valencias duke i paguar haraçin vjetor El Cidit te njohur, qe ishte teper i zene me themelosjen e katoliçizmit romak ne lindje te Andaluzise, ndersa Alfonso VI po koncetrohej ne qender dhe perendim te vendit.

Mbreria e vogel e El Cidit ne Andaluzine lindore ishte zhvilluar shume si rezultat i debimit te tij nga Alfonso VI. Ai e filloi syrgjynosjen e tij duke vepruar si mercenar i cili u pajtua si ndihmes tek nje sundues musliman qe deshironte te pushtonte nje tjeter. Rezultati i aktiviteteve te tij keshtu ndihmuan ne ndarjen e muslimaneve. Ai gjithmone e mbante fjalen e tij, megjithate, dhe nuk e humbte veten e tij ne kenaqesi sensuale. Ne kete aspekt ai ishte me i drejte se tiranet te cileve ai i ndihmoi te rrezonin pushtete apo nga te cilet ai vendoste taksa. Keshtu ai gezoi nje respekt nga zori nga shume muslimane qe vuajten nen udheheqesit e tyre tiran.

Eshte e qarte, megjithate, qe El Cidi ishte i pregatitur te vinte drejtesine per aq kohe sa ai mbeti ne pushtet. Kur, ne fund te shekullit te njembedhjete nje fllad i ri i Islamit fryu ne Andaluzi nga Afrika veriore me ardhjen e muslimaneve te njohur si almoravidet apo murabitet, ai u soll shume ashper me te gjithe ata qe iu pergjigjen ketij zgjimi te ri. Ardhja e murabiteve jo vetem qe i bashkoi El Cidin dhe Alfonson e VI edhe nje here, por gjithashtu tregoi natyren e vertete te aktivitetve te tij te cilat, pasi zhveshen magjepsjen e tyre, perfshine heqjen e praktikes se Islamit dhe institucionin e katoliçizmit romak ne vend te tij. Ne te vertete, ishte nje suksesi i kristianeve ne kete, aktiviteti i tyre paresor qe i shkaktoi muslimanet e Andaluzise te bashkoheshin eshe nje here, dhe te kerkonin ndihmen e vellezerve te tyre pertej Rrugeve te Gjibraltarit./Alcislam

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit