20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Southamptoni i dhuron pagat për bamirësi pas humbjes 0:9

Më të lexuarat

Futbollistët e Southamptonit dhe stafi i trajnerëve kanë premtuar të japin donacion pagat javore të tyre pas humbjes turpëruese 9:0, që skuadra pësoi në shtëpi ndaj Leicester Cityt në Premier League, të premten mbrëma. Paratë do të dedikohen te fondacioni bamirës i klubit në tentim për t’i rregulluar gjërat me tifozët.

Leicesteri ka regjistruar fitoren më të thellë si mysafir në histori të elitës angleze duke mposhtur Southamptonin, që mbeti me dhjetë lojtarë, me rezultat të thellë. Në këtë ndeshje shënuan nga tre gola Ayoze Perez dhe Jamie Vardy. Ishte humbja më e thellë e pësuar nga Southamptoni në shtëpi në historinë e vet 133-vjeçare.

“Skuadra ka punuar për të rregulluar gjërat me tifozët e klubit”, është thënë në një komunikatë në faqen zyrtare të klubit. “Si hap i parë në këtë drejtim, grupi ka vendosur të dhurojë pagat javore nga dita e ndeshjes me Leicesterin te Fondacioni Saints”.

Lojtarët, po ashtu, do të shikojnë t’i përmirësojnë gjërat në dy ndeshjet e radhës me Manchester Cityn, me të cilën skuadër së pari do të përballen në League Cup të martën, e më pas në Premier League të shtunën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit