12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Sot vendosa të vesh hixhab dhe më mësoi shumë për femrën myslimane

Më të lexuarat

Sot zgjodha të vendosja një shami, në mbështetje të grave tona myslimane

Memory Pairama

Kam mësuar shumë sot …. në jo më shumë se dy orë në ditën time, ndërkohë që kisha veshur shaminë kam përjetuar abuzim verbal, nga dikush që unë kurrë më parë nuk e kam parë dhe i cili nuk di asgjë për mua. Unë u përshëndeta me “hiqe nga koka atë ****”. Ishte shokuese dhe më lëndoi, por pastaj mendova se përse zgjodha ta veshja këtë sot dhe arsyeja se përse, ishte shumë më e rëndësishme sesa ajo se çfarë mund të thonin disa njerëz të zakonshëm për mua.
Vazhdova ditën time, dhe u përballa me pëshpëritje, shikim të ndezur, pamje gjykues etj etj, dhe përsëri i kam kujtuar vetes se përse unë jam duke bërë këtë.

Fillova të mendoja për atë që kisha përjetuar këtë mëngjes dhe më lëndonte shumë! Kjo është ajo me të cilën femrat tona myslimane përjetojnë çdo ditë nga njerëz që nuk i njohin ato ose nuk dinë asgjë për ta. Më bëri të kuptoj se sa të forta janë. Unë absolutisht i admiroj ata si njerëz dhe atë fe. Ata nuk lejojnë që fjalët apo veprat e njerëzve ndaj tyre të ndikojë tek ta. Ata qëndrojnë të fortë ndaj besimit të tyre dhe veshin atë që veshin me krenari.

Ne pastaj shkuam në Xhami këtë pasdite për të treguar respektin dhe mbështetur komunitetin tonë – ishte shumë bukur! Shumë njerëz u shfaqën për mbështetje dhe ishte bukur të shihje se sa shumë gra jo-myslimane mbanin hixhabe.

Sot ishte një mësim i madh jete për mua, u ndjeva shumë e fuqizuar nga forca, krenaria, mirësia, përulësia dhe pranimi nga vëllezërit dhe motrat tona myslimane!
Megjithëse në rrethana jo shumë të mira, unë jam shumë e kënaqur që e përjetova këtë me vajzat e mia të vogla. Për t’i mësuar ata se pa marrë parasysh ngjyrën e lëkurës, racës apo fesë, gjithmonë duhet të jemi të mirë.
Për ti treguar vajzave të mia, çfarë është forca e vërtetë dhe si të jesh i respektueshëm dhe mbështetës në raste si kjo. Mësimdhënia e tyre tani, do të përcaktojë se si do të jenë në të ardhmen./KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit