12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

SOT PËRMBYLLET PROJEKTI I DEZINSEKTIMIT HAPËSINOR

Më të lexuarat

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunës së Prishtinës, sot përmbyll Projektin e Dezinsektimit hapësinor të Prishtinës për vitin 2012.
Dezinsketimi hapësinor i Prishtinës 2012 ka filluar të realizohet më datë 14 qershor 2012 dhe është realizuar në katër faza.

“Secila fazë ka zgjatë nga 5 ditë, me intervale kohore ndërmjet fazave 21 ditë. Sot është dita e fundit e fazës së IV-të të realizimit të Dezinsektimit, ku do të përfshihen lagjet: ‘Gërmia’, ‘Sofalia’, ‘Taukbahqe’, ‘Taslixhe’, ‘Velania’ dhe ‘Mati’”, thuhet në një njoftim të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të

Komunës së Prishtinës.

Pikënisja e përmbylljes së dezinsektimit, për këtë vit, do të jetë nga Parku i Gërmisë me fillim në ora 19:30.

“DSHMS falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e tyre që kanë treguar gjatë realizimit të këtij projekti”, përfundon njoftimi.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit