12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Sot përkujtohen 77 viktimat e çmendurisë së Breivik

Më të lexuarat

Sot bëhet plot 1 vit nga dita e tragjedisë në Oslo dhe Utoya.

Në 22 korrik të 2011-ës humbën jetën 77 persona të vrarë nga dora e Anders Behring Breivik.
Përkujtimi për tragjedinë e Oslos ka nisur me tufa lulesh në vendin ku shpërtheu bomba në Oslo, një meshë në qendër të kryeqytetit dhe një ceremoni për personat e tjerë të cilët u ekzekutuan në ishullin e Utoya, ndërsa për ta mbyllur një koncert në nderim të gjithë viktimave.
Gjithçka nisi në orën 15.26 si sot një vit më parë kur një bombë shpërtheu para godinës së qeverisë në Oslo duke shkaktuar vdekjen e 8 personave, raporton noa.al.
Pak orë më vonë tragjedia u bë edhe më e madhe, ku i njëjti njeri i identifikuar si 32 vjeçari Breivik nisi të qëllojë si i çmendur kundër një grupi të rinjsh të cilët ishin mbledhur në ishullin e Utoya në një kamping politik, të organizuar nga partia laburiste. Viktimat në këtë ishull u numëruan 69./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit